Pages

Friday, March 16, 2012

Zgjimi i banorëve; Djemtë e dënuar krijojnë situata gazmore


Si zakonisht, banori i parë që zgjohet edhe mëngjesin e sotëm, ëhstë Edgari, i cili pasohet nga Liami dhe Doloreza. Liami fillon të bëjë gjimnastikën e mëngjesit, sapo zgjohet, ndërsa Doloreza merret me higjenën personale.

Në dhomën e dënimeve, pas Liamit zgjohet dhe Ermali, i cili pyet Liamin nëse janë zgjuar banorët e tjerë. Liami përgjigjet se ka dashur t’i zgjojë të gjithë banorët e ka bërë zhurmë për t’ia arritur këtij qëllimi, por vetëm Doloreza është zgjuar. Liami shprehet se ndjen nevojën për të qenë i lirë dhe për të patru më shumë hapësirë, e shton se ndonjëherë ia thotë mendja që të mundohen të çajnë ndojërin nga muret që të dalin në oborr.

Më pas, djemtë e dënuar, kërcejnë e flasin me zë të lartë duke kërkuar që të zgjojnë dhe banorët e tjerë. Arbri fillon të imitojë banorët, duke bërë set fotografik si Meti, Elvisi, Françeska e Klaudja që merren me modeling. Arbri, Ermali e Liami vazhdojnë duke krijuar situata gazmore e argëtohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

No comments:

Post a Comment