Anila ka marrë detyrën për të qëndruar si gardiane pranë djemve të burgosur. Ata flasin me të dhe e ngacmojnë, por Anila qëndron indiferente. Ermali e pyet Anilën se ku i ka vëllezërit, duke nënkuptuar Gracianon dhe Metin pasi Anila i ka cilësuar si të tillë, e ajo përgjigjet se janë me pushime. Ermali shprehet se mardhëniet e Anilës me “vëllezërit” sikur janë ftohur. Anila thotë për Metin e Gracianon: “Njëri është këtej e tjetri andej”.
Liami këmbëngul të marrë përgjigje më të detajuar nga Anila e i thotë se për Gracianon e dinë që ka një angazhim (Lorenën), po Meti me çfarë merret? Ermali i përgjigjet kësaj pyetje duke thënë se Meti ka filuar të bëjë vetëm imitime të banorëve. Ermali pyet Anilën se si është e mundur që u dashurua me vëllezërit për tre ditë e ajo përgjigjet se lidhjen më të fortë e ka me Gracianon.
Ermali komenton vajzat të cilat kalojnë nëpër sallon e Anila i thotë se është i çuditshëm fakti që Ermali nuk lë kënd pa komentuar. Ermali thotë se nuk ka ç’të bëjë tjetër për momentin e Anila përgjigjet se ka shumë alternative se me çfarë mund të merren në shtëpi. Liami shprehet se jo të gjithë banorët i bëjnë të gjithë gjërat që të ofron qëndrimi në shtëpi, e Anila thotë se nuk e suporton dot kur banorët kapen pas një fjale pa shumë vlerë. Liami përgjigjet se është vetë ambjenti që t’a imponon këtë gjë, pasi janë të mbyllur dhe vënë re dhe gjërat më të vogla.
Ermali e Liami vazhdojnë t’a ngacmojnë Anilën në të tilla biseda e Anila mundohet t’u bëjë ballë sulmeve të djemve. Liami shprehet se po i vë në dukje Anilës ato gjëra që nuk shkojnë, me shpresën se ajo do të ndryshojë e Anila përgjigjet se Liami i shikon njerëzit me tendencë.
No comments:
Post a Comment