Pages

Saturday, March 17, 2012

Falënderime dhe vlerësime për Françeskën


Pas një farë kohe bisedash e komentesh për lojën në dhomën e ndenjes, banorët që ishin pjesë e grupit fitues të garës së provës dalin përsëri në oborr për të shijuar shpërblimin që Vëllai i madh ka vendosur t’u japë. Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e ndenjes dhe të flasin për gjëra të ndryshme.

Grupi fitues i garës shijojnë pijet që Vëllai i Madh ka vënë në dispozicion vetëm për ta duke biseduar dhe midis tyre janë edhe Ermali dhe Liami të cilët bashkë me Arbrin ishin pjesë e lojës. Edhe banorët brenda vendosin që të hanë dhe shkojnë në tavolinën e ngrënies.

Françeska është ajo që ka gatuar sot për të gjithë banorët. Shpesh ata janë ankuar për ushqimin dhe Françeska ka dalë vullnetare për të gatuar për të gjithë. pasi provojnë ushqimin e saj banorët e falënderojnë pasi ka gatuar një gjellë shumë të shijshme.

Të gjithë vlerësojnë Françeskën e cila duket se çdo ditë e më shumë i befason banorët e tjerë me aftësitë e saj. tashmë ajo nuk është më ajo vajza e javës së parë që joshte djemtë dhe mendjelehtë, por vajza që di edhe të debatojë, të ndihmojë të tjerët, të kujdeset për higjienën e shtëpisë, e së fundmi të gatuajë për ta.
Një ndër banorët që e vlerëson shumë është Graciano i cili për herë të parë po ha gjellë brenda BB5 dhe pikërisht të gatuar nga Françeska. Ai u drejtohet të tjerëve duke u thënë “Ej duhet vlerësuar, 18 vjeçe dhe ça s’di të bëjë” dhe të tjerët i përgjigjen “hallall i qoftë”.

No comments:

Post a Comment