Pages

Friday, March 16, 2012

Anila: “Dua të futet një djalë maço”; Françeska: “Arbri ngjan me ish-të dashurin tim”

“Të burgosurit” pas pak minutash duke luajtur, fillojnë të hanë darkë e të bisedojnë me njëri-tjetrin. Liami kujton të ëmën dhe mendon se si mund të ndihet ajo, për faktin që Liami është futur në dhomën-burg. 

Në dhomën e gjumit vajzat flasin për banorët që mund të hyjnë këtë të shtunë. Anila tregon se ka parë një ëndërr sikur kanë hyrë pesë banorë të rinj në shtëpi. “Do të më pëlqente sikur të futej një maço këtë javë. Atë që të thotë, ta mbajë deri ën fund”, shprehet ajo. Më pas të gjithë flasin për karakteret e ndryshëm të banorëve dhe mënyrën se si duhet të sillen në situata të caktuara. 

Arbri dhe Françeska dalin në kopsht për të pirë cigare dhe fillojnë të bisedojnë. Françeska e shikon për disa sekonda, duke mos ia shqitur sytë dhe më pas i thotë se Arbri ngjan shuam si ish i dashuri i saj. Ajo tregon për të, duke thënë se është tip i rrëmbyer. “Domethënë jo si unë”, i thotë Arbri. Ajo shprehet se nuk e njeh karakterin e vërtetë të Arbrit. Pastaj vazhdon që të flasë për ish-të dashurin, duke thënë se ai është dënuar me 20 vjet burg dhe se dënimin duhet që ta kryejë në Itali. 

Banorët në dhomën e gjumit diskutojnë për ditët e para të hyrjes në Big Brother.

No comments:

Post a Comment