Genta fillon që të flasë për veten, duke e krahasuar me banorët e tjerë brenda shtëpisë dhe thotë se është shumë e ndryshme nga banorët e tjerë për shumë arsye. Genta mendon se fakti që nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit, që nuk është shkolluar dhe ka jetuar në Tiranë, që nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj dhe kjo për faktin se jeton në një vend të vogël, ku mundësitë janë shumë të pakta, e bën atë që të jetë e ndryshme nga pjesa tjetër e banorëve dhe se duhej të ndihej inferiore përballë tyre, por ajo nuk ndihet aspak e tillë.
Genta thotë se mundohet shumë që të përshtatet me banorët edhe pse e konsideron veten se ka mungesa në të gjitha fushat, krahasuar me rininë kryeqytetase. “Të gjitha vajzat këtu kanë pasur më shumë se një lidhje, ndërsa unë vetëm një”, shprehet Genta. Ajo mendon se fakti që mund të kesh pasur më shumë se një lidhje, të bën të ndihesh më e lirshme. Më pas krahason veten e saj me Lorenën dhe thotë se ajo duhet të mundohet të bëjë diçka, qoftë edhe të flasë gabim, por është më mirë se sa të heshtë, sipas Gentës. Graciano nuk është dakord që Genta ka më pak rëndësi dhe vlera se banorët e tjerë brenda shtëpisë, por e falënderon dhe e përqafon për fjalët që i ka thënë në lidhje me marrëdhënien që duhet të ketë ai me Lorenën.
No comments:
Post a Comment