Pages

Thursday, March 15, 2012

Erioni e Klaudja, shumë pranë njëri-tjetrit; Party në BB, banorët festojnë

Në shtëpinë e Big Brother-it ka muzikë e të gjithë banorët e shijojnë duke kërcyer. Erioni afron Klaudjës pranë vetes dhe e ul në prehrin e tij. Ai e pyet se çfarë do të bëjnë kur të dalin nga shtëpia e BB e ajo i përgjigjet se do të shkojnë ku të kenë dëshirë. Erioni mendon se do të jetë pak e vështirë për të patur privatësi, pasi kur të dalin, të gjithë do t’i njohin si Erioni e Klaudja të Big Brother-it. 

Klaudja lëviz për pak momente nga Erioni, e i thotë se do të kërcejë një këngë me Liamin, pasi është kënga e tyre, e pas pak kthehet përsëri tek Erioni. Ky i fundit e afron Klaudjën tek vetja e për pak sa nuk e puth, por ajo i thotë të mos i bëjnë këto veprime përpara të gjithë banorëve. Graciano afrohet pranë tyre e u thotë se u ka gjetur një zgjidhje: ai i mbështjell me krahët e kostumit të dallëndyshes që të mos duken nga të tjerët, duke qenë se ata kërkojnë të fshihen. 

Erioni thotë me shaka se tek letra e dëshirës ka shkruar që do të krijojë familje me Klaudjën, por kjo e fundit nuk e pret mirë këtë shaka dhe i thotë: “Çfarë ishte kjo? Sarkazëm?” dhe e shikon e mërzitur. Erioni i përgjigjet se ishte shaka, por pa tendencë negative. 

Sëfundi, për banorët ka dhe një surprizë të fundit. Doloreza lexon zarfin e ardhur nga Vëllai i Madh, ku thuhet se tashmë ata mund të shijojnë tërësisht festën. Banorët dalin në oborr, ku për ta është pregatitur një party me shkumë, e ata vrapojnë drejt oborrit të mbushur me shkumë, ku ka dhe pije e ushqime për ta. Banorët kalojnë momente festive dhe argëtohen duke kërcyer me njëri-tjetrin.

No comments:

Post a Comment