Vlashi, Doloreza, Graciano dhe Ermira ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Doloreza flet me Gracianon për një diskutim që ka ndodhur dje dhe me nënkuptime flet duke ngacmuar edhe të tjerët të pranishëm. Ajo thotë se dëshiron që t’i thotë gjërat në momentin që duhet dhe t’i dëgjojë të tjerët kur duan të flasin, por disa prej banorëve nuk veprojnë kështu. Në këtë mënyrë Doloreza ironizon Vlashin.
Vlashi nuk i jep rëndësi ngacmimeve të Dolorezës dhe nuk i kthen përgjigje. Graciano e kupton situatën dhe i thotë Vlashit “me ty e ka, po ça keni ju që silleni kështu me njëri-tjetrin?”. Vlashi mohon se midis tij dhe Dolorezës të ketë ndonjë gjë, ndërsa Doloreza vazhdon ta ngacmojë dhe më në fund arrin që të tërheqë vëmendjen e tij dhe të dy debatojnë.
“Unë do shkoj me pushime në Majami” thotë Doloreza dhe Vlashi acarohet pasi ish-e dashura e tij quhet Majami. “Ti s’ke pse flet për njerëz që nuk i njeh dhe që nuk janë këtu brenda dhe s’mund të përgjigjen” i përgjigjet menjëherë Vlashi Dolorezës. Ajo duke qeshur i thotë se ai nuk ka pse të nervozohet sepse ajo tha vetëm se ka dëshirë të shkojë për pushime në Majami dhe shton më tej “çfarë ke ti?”.
Vlashi i përgjigjet: “Majami është një person që unë kam dashur shumë dhe vazhdoj ta dua dhe nuk dua që t’i ta përmendësh fare këtu brenda”. Vlashi nervozohet dhe i thotë Dolorezës që të mos i prekë njerëzit e dashur që ndodhen jashtë shtëpisë. Doloreza debaton me të dhe i thotë se edhe ai e ka ngacmuar ata në prani të banorëve të tjerë, por ajo e ka marrë gjithçka me sportivitet. Vlashi i thotë se ai asnjëherë nuk e ka prekur atë te njerëzit e saj të dashur që janë jashtë dhe largohet.
Më pas Doloreza komenton debatin me Gracianon, ndërsa Vlashi me Gentën dhe Françeskën.
No comments:
Post a Comment