Pages

Friday, March 16, 2012

Françeska: “Liami dhe Ermali në finale”; Liami: “Ka ca banorë që rrinë kot”


Françeska dhe Liami flasin për të mirat dhe të metat që mund të sjellë paraja në jetën e njeriut. “Leku të qetëson nga shumë gjëra”, thotë Liami, ndërsa Françeska thotë se ka raste kur paraja transformon njeriun. Françeska thotë se nga ana ekonomike është shumë mirë, por përmend raste të shumë femrave që janë të detyruara të bëjnë shumë gjëra edhe pa dëshirën e tyre. Françeska thotë se nuk mund t’i paragjykojë femrat që janë të detyruara qoftë edhe të prostituojnë nga mungesa e parasë. Ajo thotë se shpesh kërkon që të jesh si të gjithë të tjerët, qoftë edhe me mënyrën se si vishesh.

Ermali ndërhyn në bisedë dhe thotë se rrogat në shtet janë shumë të ulëta, por të gjithë njerëzit sakrifikojnë për të mbajtur familjen. Ndërsa Liami merr shembull familjen e tij, dhe thotë se pavarësisht se janë të gjithë me rroga, sërish e kanë të vështirë që të jetojnë mirë.

Më pas banorët fillojnë që të diskutojnë për banorët që mund të jenë në finale. Françeska mendon se në finalë do të jetë patjetër Liami dhe Ermali. Liami thotë se po përpiqet që të arrijë atje, por nuk është i sigurt. Françeska përmend gjithë banorët e tjerë dhe thotë se asnjë tjetër nuk mund të krahasohet me ata të dy. “Edhe me ty mund të bësh një bisedë, ndryshe nga ca banorë që këtu rrinë kot”, i thotë Liami Françeskës. Françeska mendon se Ermali dhe Liami mund të jenë shuam miq të mirë jahstë, por këtu krijojnë armiqësi për hir të lojës.

Më pas ata tregojnë për lidhjet e tyre. Liami tregon për të dashurën, duke kujtuar ditë të kaluara me të. Ai thotë se e ka marrë malli.

No comments:

Post a Comment