Banorët janë angazhuar plotësisht me sistemimin e shtëpisë dhe pastrimin e saj. Graciano ka rregulluar të gjithë oborrin, ndërsa Ermira zonën e pishinës. Graciano shprehet se është lodhur shumë pasi i ka bërë i vetëm të gjithë punët, pasi Klaudja nuk ndjehej mirë e është larguar.
Graciano mburret me punën e tij dhe e vë në dukje duke i pyetur Vlashin e Meti sesi iu duket oborri tani që është i pastruar. Djemtë bëjnë shaka me të dhe i përgjigjen se nuk shohin asnjë ndryshim me ç’ka qenë më parë.
Më pas, Graciano qëndron me Françeskën në kopësht duke biseduar. Graciano pyet Françeskën sesi ka reaguar Ermali, kur ajo i ka treguar për ngacmimet e Metit ndaj saj. Françeska tregohet indiferente e thotë se nuk i ka folur fare Ermalit sot, e shton se ai i kishte sjellë disa tollumbace te dhoma me anë të Edit. Ajo shprehet se Ermali e ka ofenduar duke i thënë se po afrohet me Metin për lojë, pasi ajo nuk mund të ketë dy lidhje brenda shtëpisë.
Graciano e pyet nëse Ermali është bërë xheloz e ajo përgjigjiet se Ermali nuk e pranon këtë fakt, por nuk di të japë një përgjigje të saktë. Pranë tyre afrohen dhe Ermira me Vlashin, të cilët kërkojnë të dinë se për çfarë po flitet e Françeska i tregon se ia ka rrëfyer vetë Ermalit që Meti po e ngacmon, ndërsa ai nuk ka reaguar mirë.
No comments:
Post a Comment