Pages

Wednesday, March 21, 2012

Klaudja: “Liamin e shikoj si fitues të BB5; Nëse del ai, do të jetë vdekje në shtëpi”


Më pas Klaudja jep opinion e saj për banorët dhe veçanërisht për Liamin, për të cilin thotë se është rrota që i lëviz të gjithë të tjerët. Klaudja thotë se po mundohet që të kënaqet për veten e saj, por ka një siguri nga vetja që do të jetë Liami ai qo do ta fitojë këtë edicion të Big Brother. Sipas Klaudjas, Liami po i vë të gjithë në lojë. Anilës nuk i pëlqen ky etiketim që i bëjnë të gjithë banorët Liamit dhe shprehet: “Kush është ai që të të vërë në lojë?”. Ermira merr pjesë në bisedë dhe e thotë me bindje se nuk ka banor në shtëpi që Liami nuk e ka vënë në lojë. “Hallall ia bëftë Zoti”, shprehet Klaudja. Anila nuk e quan si vënie në lojë faktin që ai nuk do që të rrijë afër saj, sepse kjo është nj zgjedhje e tij. “S’do të më shikojë me sy, le të mos më shohë!”, shprehet Anila.

Ermalit nuk i pëlqen që Klaudja e thotë me zë të lartë pëlqimin që ka ajo ndaj Liamit. Ajo thekson se është mendimi i saj që e shikon si një lojtar të fortë. “Është mendimi im, kini ndonjë problem?”, shprehet Klauda. Me banorët në kuzhinë tashmë është bashkuar edhe Edgari, i cili ashtu si Ermali, nuk e pëlqen komentin që bën Klaudja për Liamin. “Është i zgjuar dhe është dinak”, shprehet Ermira për Liamin. Sipas mendimit të Edgarit, nuk është ende momenti për të dalë në përfundime.

Klaudja i dëgjon komentet e banorëve dhe thotë se Liami ka për të shkuar në finale dhe se me logjikë edhe shtëpia e Big Brother ka nevojë për të. “Nëse del Liami, do të jetë vdekje këtu brenda”, shprehet Klaudja dhe mbyll diskutimin.

No comments:

Post a Comment