Pages

Thursday, March 15, 2012

Banorët pregatiten për provën: “Koha për festë në BB”

Doloreza lajmëron banorët se do të ekzekutojnë fazën e tretë dhe të katërt të provës për sot, prej nga dot të varet dhe buxheti i tyre për javën tjetër. Titulli i ciklit të provave quhet: “Koha për festë në BB”, e në fazën e tretë, banorët do të varin veroret e tyre dhe dëshirat në pemën që ndodhet ne oborr. 

Faza e katërt është: “Një festë e madhe në BB”, ku secili prej banorëve duhet të veshë kostumin përkatës që u ka vendosur Vëllai i Madh. Gjatë mbrëmjes, banorët do të performojnë me rradhë si grupe me rënien e gongut. Ata do të vendosen në oborr dhe do të shfaqin talentin e tyre. Dallëndyshja, do të jetë prezantuesja e spektaklit që do të ftojë grupet për të performuar, ndërsa pjesa që nuk performon e është në rolin e publikut, dot shijojë gatimet që ndodhet në oborr. Banorët shprehin shumë gëzim për këtë provë, sidomos në pjesën e ushqimeve të servirura për ta në oborr. 

Grupi i parë i përbërë prej Liamit, Ermalit, Edit, Gentës, Metit e Arbrit janë grupi i luleve, pasi dhe kostumet i kanë në format e luleve. Pamja e banorëve të veshur si lule krijon të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve e bëjnë shaka me to. 

Grupi i dytë është i vajzave hawaiane, i përbërë prej Klaudjës, Françeskës, Dolorezës , e ato janë veshur me kostume ekzotike, me funde të gjata me thekë e me varëse me lule në qafë.

Grupi i tretë është grupi i insekteve, i përërë prej Ermirës, Erionit e Vlashit, ç’ka shkaktojnë shumë të qeshura tek banorët. Graciano, do të ketë rolin e prezantuesit e është veshur si dallëndyshe e teksa dalin në oborr u thotë banorëve se në momentin që fillon shfaqja nuk duhet të ketë debate e ç’do gjë të shkojë bukur. 

Përpara se të fillojnë me shfaqjen, vendosin dëshirat dhe veroret e tyre në pemë të  shoqëruar nga Graciano

No comments:

Post a Comment