Pages

Thursday, March 15, 2012

Banorët, grafik për ndarjen e punëve në shtëpi

Banorëve u ka ardhur një zarf nga Vëllai i Madh. Genta lexon zarfin ku thuhet se nga dita e sotme, pastrimi i shtëpisë do të bëhet me grafik. Banorët duhet t’a plotësojnë vetë grafikun e zbatimi i tij hyn në fuqi që sot. Ajo u thotë se banorët do të ndahen në tre grupe me nga tre banorë, ku secili prej tyre do të kujdeset për pjesë të ndryshme të shtëpisë. Genta shprehet se se ç’do gjë është e monitoruar dhe ndaj banorëve që nuk do t’a respektojnë këtë grafik, do të merren masa. 

Tre djemtë e dënuar, afrohen pranë hekurave për të dëgjuar komunikimin nga Vëllai i Madh e Erioni shprehet se zarfi ka përmbajtje të afërt me mendimin e tij, që punët duhet të ndaheshin mes banorëve në grupe. Françeska menjëherë thotë se do të merret me larjen e enëve, por Genta i thotë se kjo gjë duhet zgjidhur me kompromis mes banorëve e nuk mund t’a vendosë ajo. 

Banorët debatojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e punëve, dhe pastrimin e sektorëve të ndryshëm të shtëpisë. Klaudja shprehet se dot ishte më mirë sikur grafiku të ishte me detyrim, se kështu nuk do të lindnin konflikte mes tyre. Ermali shprehet se një zgjidhje e mirë do të ishte sikur të gjithë banorët e shtëpisë t’i bënin punët me rotacion, e përditë të kishin nga një grafik të ndryshëm. Vlashi plotëson grafikun, duke bërë disi katalizatorin mes banorëve që nuk pushojnë me përplasjet e mendimeve. 

Doloreza pyet Vlashin nëse mund t’ia fillojnë nga punët, meqënëse ajo e ka rradhën për të pastruar sallonin e Vlashi i përgjigjet të presë dhe pak se nëse do të ishte kaq e gatshme, mund t’a kishte bërë me kohë këtë. Françeska shpreh një ankesë ndaj Anilës për higjenën e të dyja debatojnë me tone të larta.

No comments:

Post a Comment