Pages

Friday, March 16, 2012

Vlashi ngacmon Dolorezën; Doloreza: “Klaudja dhe Eri po më futin në lojën e tyre”

Më vonë Vlashi hyn në dhomë dhe fillon që të flasë me Dolorezën, duke e ngacmuar atë në lidhje me Erionin.”U bërë xheloz ti?”, i thotë Doloreza. “Më bëhet qejfi që të jesh mirë me të”, ia kthen Vlashi. Më pas ne bisedë marrin pjesë edhe të tjerë banorë dhe biseda e tyre përfundon me aq. 

Pasi ikën Vlashi, Ermira e pyet Dolorezën se përse Vlashi ishte duke e ngacmuar. Doloreza e sqaron, duke i thënë: “Është bërë një ngatërresë që Klaudja dhe Erioni më kanë futur mua në lojën e tyre”, thotë Doloreza. Ajo thotë se Klaudja shprehet se e do Erionin, ndërsa ai po i mban afër të dyja, duke thënë se i do të dyja vajzat. “Unë e kapa direkt se përse po e bënin, por Vlashi nuk e kupton që ata po më fusin në lojën e tyre”, shprehet Doloreza. Ajo thotë se është mërzitur dhe se ka qarë shumë sepse duket sikur po futet në mes të një çifti të dashuruarish, pasi këtë kanë dashur ata që të arrijnë. Ermira e këshillon se ajo këtë gjë duhet t’ua bëjë të qartë të gjithë banorëve. “Në fillim nuk e kupton, vetëm kur e shikon veten që të kanë hedhur brenda”, shprehet Doloreza. Ajo thotë se është munduar që ta sqarojë këtë situatë mbrëmë, por Erioni është munduar që t’i bëjë lojëra fjalësh, pa ia thënë gjërat drejtpërdrejt. “jo tjetra nuk donte që të fliste fare, si mendon ti, është e pastër ajo”, thotë Doloreza për Klaudjan. “Ku ka njeri të pastër këtu moj motër”, ia kthen Ermira. Atje shkon Vlashi dhe vajzat fillojnë të bëjnë shaka me të.

No comments:

Post a Comment