Banorët në kuzhinë, fillojnë të flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Erioni, i cili është atje, rri në heshtje. “Këtij i Erionit duhet t’i futësh nga 1000 lek çdo 2-3 minuta, që të flasë një fjalë”, thotë Graciano për të. Erioni thotë se është i mërzitur me veten e tij.
Vlashi shkon afër Dolorezës dhe e ngacmon atë, duke i thënë se ajo e ka bërë Erionin që të bjerë në mendime nga dashuria që ndien për të. Ai e ngacmon me fjalë, duke qeshur me të. Erioni është përballë tyre në kopsht, duke pirë cigare, i vetëm. Atje shkon edhe Ermira dhe të tre komentojnë sjelljet e dyshimta të Erionit. Vlashi thotë se Erioni gjatë gjithë kohës e ka pirë cigaren në pjesën fundore të kopshtit, por tani është duke qëndruar afër derës, pikërisht për të rënë në sy tek Doloreza. Të tre banorët komentojnë dhe qeshin me fjalët e njëri-tjetrit.
Biseda midis Vlashit dhe Dolores vazhdon edhe për disa minuta. Vlashi mendon se Doloreza duhet t’i sqarojë të gjitha gjërat me Erionin. “Tani ai që po më shqetëson, je ti”, i thotë Doloreza. Ai e sqaron se nuk ka pasur mundësi se kur të flasë me të, pasi ka pasur merak se mos shqetësohet Erioni dhe prandaj gjen momentin, kur ai nuk është i pranishëm. Më pas, atje shkon Genta dhe ata ndërrojnë bisedë, duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
No comments:
Post a Comment