Më pas Genta shkon te pishina, ku ndodhet Liami. Ai qëndron i zhytur në pishinë dhe thotë se i pëlqen të rrijë vetëm atje, sepse arrin të dëgjojë vetëm zërin e brendshëm të tij. Genta e pyet se çfarë i thotë ky zë dhe Liami ia kthen: “Do t’i kafshoj të gjithë”. Genta e kalon bisedën me shaka e të dy fillojnë që të qeshin me njëri-tjetrin.
Liami e pyet se si po i duket jeta brenda shtëpisë tani që ka kaluar kaq kohë dhe Genta fillon që të shprehet me të, duke thënë se shumica e banorëve veprojnë me qëllim për të lënduar tjetrin. Liami nuk e mendon kështu. Ai thotë se loja është individuale dhe se jetesa brenda është një garë që bëhet midis banorëve. Gentiana i tregon për bisedën që ka pasur me Gracianon në lidhej me marrëdhënien e tij me Lorenën. Liami mendon se Lorena është tepër e urtë dhe e papërshtatshme për këtë lloj formati. “Kush të pyet që je njeri i mirë këtu, duhet lojë”, shprehet Gentiana. “E paske kuptuar më në fund”, ia kthen Liami. Ajo flet për veten dhe i kërkon falje Liamit për ndonjë gjë që e ka mërzitur, duke thënë se vepron pa pasur një qëllim të keq, por Liami i thotë se ajo shpesh bërtet kot, sa për t’u dëgjuar nëpër shtëpi dhe se kjo gjë nuk i pëlqen.
Më pas atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë, të cilët futen në pishinë dhe fillojnë të argëtohen së bashku me ujë.
No comments:
Post a Comment