Pages

Thursday, March 15, 2012

Faza e dytë e provës; 3 grupe e 3 këngë

Banorëve u ka ardhur një provë e dytë për ditën e sotme. Doloreza lexon zarfin me instruksionet e provës, ku thuhet se banorët do të ndahen në tre grupe dhe do të mësojnë nga një këngë apo vjershë përmendësh. 

Grupi i fundit i përbërë prej Arbrit, Metit e Gentianës, do të krijojnë një këngë për ditën e verës. Doloreza u thotë se banorët kanë shumë pak kohë për t’a përmbushur këtë detyrë e duhet t’ia nisin nga puna. 

Erioni, Ermira,Vlashi e Graciano kanë një këngë për të mësuar përmendësh, ndërsa Edi, Liami, Genta e Ermali duhet të mësojnë po ashtu një këngë, e zhvendosen në zonën e pishinës, për të qenë më të qetë e për të mos u ngatërruar me muzikën e grupit tjetër. Grupi tjetër i përbërë prej Klaudjës, Anilës, Françeskës e Dolorezës kanë për të mësuar një vjershë përmendësh e bëjnë prova me njëri-tjetrën.

No comments:

Post a Comment