Pages

Friday, March 16, 2012

Prova javore, e humbur; Debate mes banorëve


Të gjithë banorët fillojnë të diskutojnë për provën javore dhe pak më vonë shkojnë për t’u veshur dhe dalin në oborr, ku Vëllai i Madh ka përgatitur gjithçka për provën javore. Pasi vendosen të gjithë në pistat përkatëse, fillon prova, me rënien e gongut. Djemtë vrapojnë për të mbledhur lulet me ngjyrën përkatëse, ndërkohë që vajzat i inkurajojnë me fjalë. Klaudja numëron lulet dhe ngre dorën, duke thënë se është e sigurt që është plotësuar numri i luleve. Banorët fillojnë të komentojnë, duke qenë se nuk janë të sigurt për rregullat e lojës.

Edgari merr buqetat e secilit çift dhe fillon që t’i numërojë lulet një edhe nga një. Ai del në përfundimin se asnjëri prej tyre nuk e ka fituar lojën.

Më vonë, të gjithë banorët hyjnë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë që të komentojnë mbi provën javore. Ata debatojnë për parregullsinë e kryerjes së saj.

No comments:

Post a Comment