Pages

Thursday, March 15, 2012

Djemtë diskutojnë për përdorimin e internetit; Avantazhet e disavantazhet

Edgari shkon pranë djemve për t’i dhënë pak liri. Ai i shoqëron në oborr, ndërsa Arbri pregatit kafe për të tre djemtë. Ermali e Liam shkojnë pranë pemës së dëshirave në oborr dhe vështrojnë dëshirat e varura të banorëve. 

Gjithashtu, Erioni, Genta e Doloreza janë zgjuar e qëndrojnë në kopësht me banorët e tjerë. Liami qëndron në diell duke marrë rreze dielli, ndërsa banorët e tjerë shoqërojnë këngët që dëgjojnë në sfond duke i kënduar e kërcyer. Liami, Edgari e Arbri diskutojnë për mënyrën se si fëmijët e sotëm e kalojnë kohën e lirë. Arbri shprehet se fëmijët jnë shumë të dhënë pas kompjuterit dhe lojërave në internet. Ai shprehet se fëmijët janë shumë të ndrydhur e kjo është arsyeja përse në ditët e sotme, talentet në sporte e në fusha të tjera janë shumë të pakët në numër. 

Liami tregon për fëmijërin e tij, ku mezi priste orën që të dilte të luante me fëmijët e tjerë e Arbri thotë se i kujtohet sa kënaqësi ka qenë që të mbidheshin të gjithë fëmijët bashkë për të luajtur një lojë futbolli, e të gjithë shkuanin emrat e tyre mbi bluzat e bardha. Edi shprehet se ajo ç’ka po ndodh sot është abuzimi me evolucionin, pasi nuk është aspak edukative që një fëmijë të qëndrojnë katër orë duke luajtur në internet. 

Ermali thotë se sot është koha e internetit e navigimi i fëmijëve në të, është i justifikueshëm. Edi thotë se fëmijët duhet t’a shfrytëzojnë për mirë evolucionin e Liami shton se duhen vendosur disa rregulla në përdorimin e internetit nga moshat e vogla. Ermali i mëshon idesë se rregullatori më i fuqishëm i kësaj çështje është shteti pasi ka fuqinë ligjvënëse.

No comments:

Post a Comment