Pages

Thursday, March 15, 2012

Lojra dhe argëtime në pishinë, puthen në buzë Graciano-Lorena dhe Ermal-Franceska

Pas një argëtimi të gjatë në shkumë, banorët shkojnë të bëjnë dush. Ata nuk mjaftohen me kaq, por vazhdojnë argëtimin e tyre edhe në ujin e ngrohtë të pishinës.

Në shtëpi vazhdon të ketë muzikë të lartë dhe banorët kërcejnë në ujë dhe jashtë pishinës. Gjatë kohës që argëtohen ata bëjnë edhe shaka dhe lodrojnë duke lagur me ujë njëri-tjetrin.
Djemtë Erioni, Meti dhe Graciano hipin mbi shpinën e njëri-tjetrit dhe prej aty hidhen në pishinë, duke krijuar kështu momente gazmore edhe për banorët e tjerë. 

Gjatë kohës që banorët argëtohen, nuk ka se si të mungojnë puthjet dhe përqafimet, kryesisht nga çiftet e shtëpisë. Herë pas here ata lënë kërcimin dhe shkëmbejnë nga një puthje në buzë, faqe e gushë, tashmë edhe në prani të të gjithë banorëve.

Pas një kohe të gjatë argëtimi Big Brother ndalon muzikën dhe banorët shkojnë të lahen dhe t’i rikthehen normalitetit.

No comments:

Post a Comment