Françeska dhe Lorena diskutojnë mbi këngën që ka bërë Genta në emër të të gjithë banorëve. Vajzat janë të pakënaqura nga vargjet që ajo ka shkruar për t’i personifikuar ato. “Për mua vetëm që vishem dhe shikohem në pasqyrë”, thotë Françeska e pakënaqur.
Disa nga banorët vazhdojnë të rrinë te tavolina dhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin. Ndërsa Vlashi, Ermira dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit dhe diskutojnë për Gentianën. “Është tërbuar fare këto kohë”, thotë Françeska për Gentën. Ermira thotë se ajo vazhdon të sillet mirë me të edhe kur Genta e tepron. “Po ashtu e ka ajo, aman si Genta”, ia plotëson mendimin Françeska. Vlashi mendon se Genta herë pas herë del nga vetja, por kjo gjë nuk e bën atë që të jetë njeri i keq. Ermira thotë se Genta premton për shumë gjëra, por asnjëherë nuk e mban premtimin.
Më pas ata diskutojnë për punët e shtëpisë dhe për papastërtinë në shtëpi. Vlashi mendon që të gjithë të bëjnë punët që i takojnë dhe kështu nuk do të kenë as keqkuptime midis tyre. Ata mendojnë që këtë javë të krijojnë rregulla të reja.
No comments:
Post a Comment