Pages

Thursday, March 15, 2012

Kush duhet të paguajë, mashkulli apo femra?;- Banorët i kundërvihen Anilës

Erioni gatuan, ndërsa pjesa tjetër e banorëve ulen në tavolinën e ngrënies dhe presin që ushqimi i tyre të jetë gati. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë për gjëra të ndryshme duke dhënë secili mendimin e tij dhe duke kundërshtuar njëri-tjetrin. 

Një ndër bisedat që zhvillojnë gjatë kësaj kohe, është rreth pagesave të faturave kur një mashkull dhe një femër dalin për kafe, darkë apo diçka tjetër. Një pjesë e mirë e banorëve thonë se mashkulli është ai që duhet të paguajë për t’u sjellë edhe si kavalier përpara femrës, por një pjesë tjetër nuk janë me këtë mendim. 

Meti thotë se ai nuk i ka lënë asnjëherë femrat që të paguajnë për të edhe pse një pjesë e tyre kanë qenë në gjendje shumë të mirë Ekonomike. Ndryshe nga ai Liami thotë se në Shqipëri ai i ka pyetur mikeshat dhe miqtë e tij përpara se të dilnin për mënyrën se ai ata paguanin. Anila është një ndër banorët që mbron më me forcë idenë se mashkulli është ai që duhet të paguajë, por has në kundërshtime të forta për këtë. 

Gentjana u thotë banorëve se nuk ka asgjë të keqe që femrat të paguajnë njëlloj si meshkujt. “Unë kam pasur të dashur dhe edhe 100 lekët e fundit i kemi ndarë 50 unë 50ai” thotë Genta dhe në të njëjtin mendim me të është edhe Ermali. Ai shprehet se nuk ka asgjë të keqe që një femër të paguajë. “Unë i kam thënë se s’kam lekë për drekë dhe ajo më ka thënë hajde se kam unë lekët dhe makinën, ç’të keqe ka këtu” thotë Ermali dhe Anila i kundërvihet duke i thënë “po ty s’të vjen çik zor”. 

Kështu banorët debatojnë për një kohë të gjatë ku një pjesë e tyre i kundërvihen Anilës për faktin se ajo thotë që një mashkull që del me një femër për të krijuar një lidhje me të duhet të jetë i aftë që t’i paguajë gjithmonë faturat kur ata dalin.

No comments:

Post a Comment