Pages

Thursday, March 15, 2012

Kë pëlqen Erioni, Klaudjan apo Dolorezën?; Doloreza: “Erion ti po bën lojë të dy-fishtë”

Midis Dolorezës dhe Erionit ka pasur disa ngacmime gjatë javës së kaluar kryesisht. Kjo ka bërë që Klaudja të ndjehet xheloze dhe banorët të mendojnë se Erioni po ngacmon Dolorezën e cila sipas tyre po përpiqet që të ndërhyjë në lidhjen e Erionit me Klaudjan. Doloreza nga ana e saj dyshon se Erioni po bën një lojë të dy-fishtë me të dhe Klaudjan. Gjatë një bisede të gjatë me të Doloreza përpiqet që të zbulojë se çfarë loje po bën Erioni.

Doloreza i kërkon Erionit që ai të mos e ngacmojë më sepse banorët e tjerë po e akuzojnë se ajo po ndërhyn midis atij dhe Klaudjas dhe për këtë arsye i kërkon atij t’i shpjegojë se çfarë loje po bën ai. Erioni i thotë se ai dhe Klaudja nuk e kanë një lidhje dhe se ngacmimet e tij ndaj Dolorezës nuk kanë qenë në atë kuptim. Erioni i thotë Dolorezës se ajo e ka keqkuptuar sjelljen e tij.

“Unë të ngacmoj sepse e kam parë që ty nuk të kanë bezdisur ngacmimet e mia dhe më ka pëlqyer reagimi, por nëse ti nuk do të premtoj se nuk do të të shoh më” i thotë Erioni Dolorezës. Doloreza i thotë se ai duhet t’ua bëjë të qartë të tjerëve, banorëve dhe publikut se midis tij dhe Dolorezës nuk ka asgjë dhe në këtë mënyrë qetëson edhe Klaudjan. 
Më pas Doloreza i thotë Erionit se ajo po përpiqet që të kuptojë se përse ai sillet në atë mënyrë sepse dyshon që përfshirja e saj midis Klaudjas dhe Erionit mund të ketë qenë loje e tyre.

“Ose kjo është lojë e Klaudjas, ose ti po luan me të dyja ne” i thotë Doloreza Erionit. Ai irritohet dhe i thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Unë nuk kam nevojë të luaj me ju për audiencë” i thotë Erioni Dolorezës duke e siguruar se kjo nuk do të ndodh më.

No comments:

Post a Comment