Banorët në dhomën-burg fillojnë që të flasin për Gentën. Françeska mendon se ajo i ka pasur idetë e qarta para se të hyjë në shtëpi, por tani është duke devijuar, pa e kuptuar. Ndërsa Liami mendon se ajo po bëhet e pëlqyeshme vetëm nga dialekti i saj karakteristik.
Disa nga banorët në dhomën e gjumit shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të bisedojnë, duke pëshpëritur me zë të ulët.
Vëllai i Madh fik dritat në shtëpi, ndërsa banorët në dhomën-burg vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Liami tregon histori gjatë kohës kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa banorët qeshin. Françeska e pyet Liamin për origjinën dhe ai thotë se është çam, por kanë qenë disa breza në Tiranë. Liami tregon se e ëma është me origjinë dibrane, por ka lindur në Vlorë dhe është rritur në Tiranë.
Gentiana dhe Erioni tregojnë histori me njëri-tjetrin. Ai flet për jetën në Greqi, aktivitet e ndryshme dhe festat që ka bërë atje.
Liami del nga dhoma-burg dhe para se të hyjë, vjedh mollë në kuzhinë, nga të cilat i jep edhe dy banorëve të tjerë, ndërsa Françeska nuk e shikon.
Pak minuta me vonë, të gjithë banorët flenë gjumë dhe kështu bie qetësia në shtëpinë e Big Brother.
No comments:
Post a Comment