Debatet mes banorëve vazhdojnë për minuta të tëra. Graciano i thotë Liamit se e ka kryer shumë ngadalë, duke i thënë: “Ti vrapojë pak, se 33 vjeç do të bëhemi të gjithë, por 20 vjeç nuk bëhesh dot”. Liami e konsideron Gracianon si adoleshent edhe në mënyrën e të konceptuarit, duke i thënë se ai i shikon gjithmonë situatat në prizmin e gabuar.
Të gjithë banorët janë të preokupuar për lojën dhe u vjen keq për humbjen e saj. Liami thotë se nuk ka marrë asnjë lule dyshe, por disa nga banorët e tjerë kanë marrë nga dy lule njëherësh dhe kjo ka bërë që prova e tyre të dështojë.
Liami i pyet të gjithë banorët nëse do të dëshironin që ai të dilte nga burgu dhe sipas një televotimi, banorët vendosin që Liami të dalë nga burgu. Ai thotë se tashmë vendimi i mbetet vetëm Vëllait të Madh për të vendosur.
Pasi Liami qëndron përballë banorëve, duke folur me secilin, Erioni i kërkon që të mos e mallkojë më sepse i ka thënë “Të rëntë damllaja”. Liami qesh dhe e sqaron se ai atë shprehje e përdor për shkak, por nuk do t’ia uronte asnjërit atë gjë.
Më pas Klaudja dhe Liami ngacmohen me njëri-tjetrin, duke krijuar shuam situata gazmore në shtëpi. Banorët i komentojnë dhe qeshin me njëri-tjetrin.
No comments:
Post a Comment