Pages

Friday, March 16, 2012

Doloreza për Erionin: “Më shikon pa m’i shqitur sytë, qëllimisht”


Biseda mes Dolorezës dhe Ermirës vazhdon për minuta të tëra. Doloreza flet për marrëdhënien mes Klaudjas dhe Erionit. Ajo thotë se ata të dy pëlqehen, por nuk e kupton se përse kërkojnë që ta futin atë në mes të marrëdhënies së tyre. “Ai më shikon dhe fiksohet pa m’i shqitur sytë”, thotë Doloreza për Erionin.

Ermira e këshillon që ajo t’ia thotë këto gjëra, por Doloreza shton: ”Unë nuk kam frikë nga shikimi, por ai më tha që unë të shikoj sepse ty të pëlqen shikimi im”. Ajo e përgjithëson bisedën, duke thënë se çdo femre mund t’i pëlqente që ta shikonte një mashkull, por mendon se Erioni po e përdor për interes të lojës. Doloreza thotë se shpesh e ka vendosur veten në pozicionin e Klaudjas. Asaj nuk do t’i pëlqente që mashkulli që do të kishte në krah, të shikonte një femër tjetër. “Ai nuk e pranon se më shikon me qëllim mua”, shprehet Doloreza për Erionin.

Erioni dhe Liami luajnë në heshtje me letra, në dhomën-burg. Atje shkon Genta, në rolin gardianes, ndërkohë që djemtë diskutojnë për rregullat e lojës. “Ky Ermali gjithmonë kërkon të tregojë se di shumë”, shprehet Genta. “Është inatçi mickë”, ia kthen Liami. Ndërsa Ermali shpjegon lojën, duke thënë se ka të drejtë për ato që thotë.

No comments:

Post a Comment