Pasi flasin për nivelin e banorëve në përgjithësi, Edgari dhe Doloreza fillojnë të flasin për Klaudjan. “Më thuaj një herë kur mund të ketë diskutuar apo debatuar për diçka, përjashto rastet kur ka sharë për gjithçka”, shprehet Edagari për Klaudjan. Doloreza, përpara se t’ia përkrahë mendimin, thotë se mbase do të duket keq sepse mendimi i saj për Klaudjan dihet nga të gjithë banorët. “As un nuk hap ndonjë temë, se të tjerët do të më dalin të gjithë kundër dhe do të dal blof”, shprehet Doloreza. Asaj i vjen keq që askush brenda shtëpisë nuk e ka pyetur rreth profesionit të saj.
Banorët në burg diskutojnë për arsyen se përse janë dënuar nga Vëllai i Madh. “Po unë pse jam dënuar?”, i pyet Arbri. “Për zbukurim”, i thotë Liami duke qeshur.
Më pas atje shkon Françeska e mërzitur, e cila është bezdisur nga roli i “gardianes”, sepse kishte bërë plane të tjera për të kaluar darkën. Ajo qëndron te dera, duke ruajtur “të burgosurit”.
No comments:
Post a Comment