Pages

Friday, March 16, 2012

Banorët shkruajnë sërish dëshirat; Lorena: “Kam frikë nga mami”


Banorët vazhdojnë të rrinë në dhomën e ndenjes, ndërkohë që Doloreza shkon me një zarf nga Vëllai i Madh dhe u komunikon banorëve se duhet të rishkruajnë edhe një herë dëshirat dhe t’i varin në pemën në oborr, pasi dëshirat e tyre kanë qenë shuam abstrakte. Doloreza thotë se dëshirat e tyre duhet të jenë reale dhe të realizueshme. “Nuk mund të kërkoni që të fitoni Big Brother-in”, thotë Doloreza duke qeshur.

Doloreza u jep stilolapsa dhe letra banorëve, të cilët fillojnë të mendojnë dhe më pas të shkruajnë dëshirën e tyre.

Pasi shkruajnë dëshirat e tyre, banorët rrinë në sallon duke biseduar e duke bërë shaka me njëri tjetrin, ndërsa Françeska dhe Ermali rrinë bashkë, afër njëri-tjetrit. Pas puthjesh e përqafimesh, ata fillojnë të bisedojnë.

Graciano dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë. Lorena thotë se ka frikë nga e ëma, pasi ajo duhet të ketë parë shumë gjëra që nuk i kanë pëlqyer nga marrëdhënia e saj me Gracianon. Graciano thotë se ka diçka që e shqetëson, por akoma nuk e kupton se nga i vjen. Lorena mundohet që ta qetësojë.

“Të burgosurit” hyjnë përsëri në burg dhe fillojnë të luajnë sërish me letra.

No comments:

Post a Comment