Genta flet në sallon me banorët për ish-të dashurin e saj. Ndërsa Ermali teksa e dëgjon, e këshillon që ajo të mos flasë për të, sepse nuk ka pse ta marrin vesh gjithë këta njerëz vetëm versionin e saj për dikë që nuk e njohin. Të njëjtin mendim ka edhe Erioni. Ajo thotë se një pjesë të fajit mund ta ketë vetë për sa i përket ndarjes me të.
Françeska dhe Graciano dalin në kopsht dhe komentojnë historinë e Gentës. Françeskës i duket çudi që Genta vazhdon që ta dojë aq shumë një njeri që ka ushtruar dhunë tek ajo. Françeskës i duket çudi fakti që Genta i është afruar dhe ka dashur që të lidhet me Metin. Graciano teksa e dëgjon i bën pyetjen: “Po Ermali si të duket, që është i lidhur jashtë, ndërkohë që u lidh me ty, nuk mendon se mund të ta bëjë edhe ty të njëjtën gjë”. Françeska thotë se këtë gjë mund ta shikosh nga aspekte të ndryshme, sepse ai nuk mund ta dojë personin që ka lënë jashtë.
Nga ana tjetër Erioni mundohet që ta ngushëllojë Gentën lidhur me sulmet që ka pasur nga banorët, duke i thënë që të bëhet e fortë se që tani e tutje gara do të bëhet më e fortë dhe do të ketë më shumë presion. Asaj nuk i kanë pëlqyer komentet e Françeskës dhe Klaudjas lidhur me historinë e saj, por sjelljet e tyre i justifikon si pjesë të lojës.
Françeska dhe Ermali shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen në krevat, duke puthur e ledhatuar njëri-tjetrin. “Ty të konsideroj të dashur”, i thotë Ermali. “Ku dole në këtë konkluzion? Nuk jam e dashura jote, harroje!”, ia kthen Françeska duke qeshur. Ata vazhdojnë që të pëshpëritin poshtë jorganit, ndërsa të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.
No comments:
Post a Comment