Pages

Friday, March 16, 2012

Genta e mërzitur, përlotet; Doloreza e Anila mundohen t’a qetësojnë

Teksa Gracianos i kanë ardhur rrobat që ka kërkuar nga familja, Françeska e Genta qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Françeska shprehet me shaka: “Ah oj Genta, ne nuk na dërgon askush asgjë”. Genta përgjigjet se është shumë e mërzitur me mamanë e saj që nuk po ia sjell rrobat që i ka kërkuar. Ajo shprehet se pjesën më të madhe të rrobave e ka në Greqi tek prindërit e saj, e nuk po ia sjellin këtu. 

Meti e Vlashi qëndrojnë pranë saj, e mundohen t’a qetësojnë. Genta është shumë e mërzitur e fillon të qajë për këtë gjë. Doloreza e Anila, afrohen pranë Gentës e Doloreza i thotë se do t’i japë rrobat e saj për t’i veshur nëse do, por Genta vazhdon të jetë shumë e mërzitur e duke iu drejtuar familjes thotë: “Po nuk mi sollët rrobat, nuk do të vi në shtëpi”. Anila shprehet se Genta po ankohet pa baza pasi dy nga vajzat e shtëpisë kanë veshur fustanet e saj.

Genta thotë se të gjithë banorët vishen bukur, ndërsa ajo nuk i ka rrobat e saj, e Anila i përgjigjiet se në BB, rëndësi ka karakteri e jo se çfarë vesh. Françeska e qetëson Gentën duke i thënë se nuk ka hyrë në BB për të bërë paradë mode. Doloreza qëndron më pranë Gentës, e i thotë përsëri se mund të veshë rrobat e saj nëse do. Françeska shprehet: “Genta bën kot, qan për familjen e jo për rrobat”. 

No comments:

Post a Comment