Pages

Wednesday, March 21, 2012

Graciano e Lorena, lojë Arbrit; Shtiren sikur janë ndarë

Graciano dhe Lorena mendojnë që të bëjnë një lojë me njëri-tjetrin për të parë reagimin e Arbrit dhe bëjnë sikur debatojnë me njëri-tjetrin, duke mos gjetur një zgjidhje për sa i përket marrëdhënies së tyre dhe Lorena del jashtë për t’u qetësuar. Pas saj shkon edhe Arbri i cili e pyet për detaje, por ajo nuk preferon ë të diskutojë gjatë. I thotë vetëm se është ndier shumë e zhgënjyer nga Graciano, sepse nuk priste një sjellje të tillë dhe aq më keq, ta hiqte qafe në këtë mënyrë. Arbri e qetëson, duke i thënë se ajo e ka pëlqyer dhe ka besuar tek ai, por nuk duhet të ndihet keq për veprimet e Gracianos, pasi përgjegjësia i takon atij.
Lorena shkon në banjë dhe e takon fshehurazi Gracianon, duke i treguar për bisedën që pati me Arbrin dhe këshillat që i dha ai, pa thënë gjë konkrete për Gracianon. Graciano qesha teksa dëgjon fjalët e Lorenës. “Nesër e njëjta gjë”, i thotë Graciano Lorenës, për të vazhduar lojën e tyre për Arbrin. Graciano dyshon se Arbri do të dojë që të lidhet me Lorenën, tani që mendon se lidhja e tyre ka marrë fund. Françeska dhe Ermali pajtohen me njëri-tjetrin dhe shtrihen në të njëjtin krevat, duke u puthur dhe u përqafuar e duke pëshpëritur me zë të ulët me njëri-tjetrin. Ndërsa të gjithë banorët duket se i ka zënë gjumi, Graciano dhe Anila pëshpëritin me njëri-tjetrin. Ata janë duke folur për Lorenën dhe “ndarjen” midis Gracianos dhe saj. Pak minuta më vonë në shtëpinë e Big Brother bie heshtja dhe të gjithë banorët janë në gjumë.

Françeska-Ermalit: “Pse s’më tregove për të dashurën”; Ermali: “Isha ndarë”

Françeska dhe Ermali fillojnë që të flasin me njëri-tjetrin, duke u munduar që të sqarohen me njëri-tjetrin për lidhjen që ka Ermali jashtë shtëpisë. “U mërzite ti?”, e pyet Ermali, ndërsa Françeska thotë se ai pretendon që ajo duhet ta kishte kuptuar vete. Françeska i thotë se e ka pyetur nëse ka lënë një njeri jashtë dhe ai i ka thënë se nuk ka lënë asnjë person jashtë, ndërsa gjatë tregimit të historisë tha se e dashura e tij e ka përcjelle deri në ditën që u fut në shtëpi. “Unë në momentin që u lidha me ty, nuk isha më i lidhur”, shprehet Ermali.

Arbri dhe Meti: “Liami do të jetë në finale; Genta nuk ka se çfarë të japë më”

Disa nga banorët si Vlashi, Arbri, Meti dhe Françeska dalin në kopsht dhe fillojnë që të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Pasi atje kalon Klaudja, Arbri thotë se ajo, Lorena dhe Anila po mundohen që të rrinë sa më shumë me të. Më pas ai e pyet Vlashin se cilin nga banorët e shikon si konkurrent të fortë dhe Vlashi thotë se në finale e shikon veten e tij, Liamin, Erionin dhe Françeskën. Arbri shprehet se ai ka mendim të kundërt me të. Atje shkon Genta dhe djemtë ndërpresin bisedën. Vlashi i kërkon që të largohet, por pastaj i thotë se për të ajo nuk ekziston, pasi ndryshe nga më përpara kur e ka quajtur dyfytyrëshe, tani e shikon si shumëfytyrëshe. “Kurse ti për mua je si nj 5-vjeçar”, ia kthen Genta. “Edhe ec pas furçave të Liamit”, vazhdon mendimin ajo. 

Arbri jep mendimin e tij për banorët që mund të jenë në finale. Ai thotë se në finale do të jetë Liami, ndërsa për Ermalin mendon 50% se mund të jetë. “Banorin e tretë ende nuk e gjej”, shprehet Arbri, i cili shton për Gentën se nuk ka se çfarë t’i japë më publikut. “Genta shumë ka ndenjur”, shprehet Vlashi. Ata thonë se tipi i Gentës është konsumuar që në dy javët e para dhe tashmë është duke ndenjur kot në shtëpi. 

Edgari qëndron me vajzat në sallon dhe fillon t’i tregojë atyre histori nga gjimnazi. Ato e dëgjojnë dhe qeshin me historitë e tij.

Klaudja: “Liamin e shikoj si fitues të BB5; Nëse del ai, do të jetë vdekje në shtëpi”


Më pas Klaudja jep opinion e saj për banorët dhe veçanërisht për Liamin, për të cilin thotë se është rrota që i lëviz të gjithë të tjerët. Klaudja thotë se po mundohet që të kënaqet për veten e saj, por ka një siguri nga vetja që do të jetë Liami ai qo do ta fitojë këtë edicion të Big Brother. Sipas Klaudjas, Liami po i vë të gjithë në lojë. Anilës nuk i pëlqen ky etiketim që i bëjnë të gjithë banorët Liamit dhe shprehet: “Kush është ai që të të vërë në lojë?”. Ermira merr pjesë në bisedë dhe e thotë me bindje se nuk ka banor në shtëpi që Liami nuk e ka vënë në lojë. “Hallall ia bëftë Zoti”, shprehet Klaudja. Anila nuk e quan si vënie në lojë faktin që ai nuk do që të rrijë afër saj, sepse kjo është nj zgjedhje e tij. “S’do të më shikojë me sy, le të mos më shohë!”, shprehet Anila.

Ermalit nuk i pëlqen që Klaudja e thotë me zë të lartë pëlqimin që ka ajo ndaj Liamit. Ajo thekson se është mendimi i saj që e shikon si një lojtar të fortë. “Është mendimi im, kini ndonjë problem?”, shprehet Klauda. Me banorët në kuzhinë tashmë është bashkuar edhe Edgari, i cili ashtu si Ermali, nuk e pëlqen komentin që bën Klaudja për Liamin. “Është i zgjuar dhe është dinak”, shprehet Ermira për Liamin. Sipas mendimit të Edgarit, nuk është ende momenti për të dalë në përfundime.

Klaudja i dëgjon komentet e banorëve dhe thotë se Liami ka për të shkuar në finale dhe se me logjikë edhe shtëpia e Big Brother ka nevojë për të. “Nëse del Liami, do të jetë vdekje këtu brenda”, shprehet Klaudja dhe mbyll diskutimin.

Ermali dhe Klaudja kritikojnë Anilën


Ermali, Anila, Klaudja dhe Lorena ndodhen në tavolinën e ngrënies dhe janë duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa më vonë shkon edhe Ermira. Ermali e kritikon Anilën për mënyrën e sjelljes, pasi dëgjon komente nga banorët. Ai e këshillon që ajo të reagojë në mënyrë që banorët të mos flasin më për të njëjtën gjë. Klaudja mendon se banorët po evidentojnë Anilën, sepse dëshirojnë që ta nxjerrin jashtë shtëpisë. “Dhe mirë do të bëjnë, sepse unë prandaj e kam nominuar”, shprehet Klaudja. Kjo mënyrë të thëni nuk i pëlqen Anilës dhe kështu vajzat diskutojnë me tone të larta me njëra-tjetrin.

Klaudja mendon se Anila flet duke e ngritur zërin dhe se asnjëherë nuk kuptohet se çfarë thotë. Anila vë në dukje anët negative të Klaudjas, duke thënë se ajo po sillet si një njeri negativ, që nuk bën asgjë tjetër veçse zihet me banorët e tjerë. Sipas Anilës, banorët nuk duhet që të dalin nga vetja për t’u bërë të pëlqyer.

Liami, mall për të dashurën: “Sikur t’i dëgjoja zërin, qoftë edhe në skype”

Liami pyet Lorenën për veten dhe për vendin se ku banon në Tiranë. Ai më pas i flet për veten dhe për paragjykimet e banorëve se Arbri i rri shumë afër. Liami nuk mendon se ky është një gjykim i drejtë dhe për këtë arsye, po mundohet të distancohet pak me të dhe të marrë një pozicion tjetër, në mënyrë që banorët ta kuptojnë që nuk është ashtu siç mendojnë. “Ti je i pafajshëm në këtë mes. Se çfarë bëjnë të tjerët, është puna e tyre”, shprehet Lorena.

“U bëmë pothuajse një muaj, ë Anila?”, thotë Liami. “Sa mirë që ti ke dikë që të pret kur të dalësh jashtë”, shprehet Anila. Liami e pranon që e dashura e tij është diçka shumë e bukur që i ka ndodhur dhe thotë se e ka shpjeguar këtë gjatë provës. “Ka njerëz që ta marrin për dobësi”, shprehet Liami. Ai tregon për mëngjesin që kalon me të dashurën kur ajo shkon në shtëpinë e tij dhe thotë se i pëlqen shumë rituali i pirjes së kafes në mëngjes. Zgjimi i vonë pas një të shtunë ku kanë dalë me njëri-tjetrin. Gatimi i mëngjesit në shtëpi. Liami flet me mall për të dashurën dhe thotë se mezi pret që ta takojë. “Dua që vetëm ta shikoj dhe t’i dëgjoj zërin, qoftë edhe në skye”, shprehet Liami. 
Anila e dëgjon me vëmendje dhe ndihet keq nga fakti që ajo nuk ka një person aq tq afërt. 

Më pas banorët shkojnë te pishina, për t’u argëtuar.

Tuesday, March 20, 2012

Zgjimi i banorëve; Liami: “Nuk dua t’i kujtoj njerëzit që kam jashtë”

Banorët e parë që zgjohen mëngjesin e sotëm, janë Edgari dhe Ermira, të cilët shkojnë në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë teksa ngrohen në rrezet e diellit. Atyre u bashkohet dhe Edi, e vazhdojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Edi flet për muzikën klasike dhe për muzikantët e mëdhenj, me të cilët ka patur dhe njohje personale. Ermira tregon për filmat që i pëlqejnë më shumë dhe shpreh informacionet që ka për kinematografinë. 

Më pas, banorët e tjerë fillojnë të ngrihen një e nga një. Liami si gjithmonë, pasi ngrihet vetë, kërkon të zgjojë dhe banorët e tjerë. Arbri shprehet se jashë është kohë shumë e bukur e u bën apel banorëve të ngrihen nga gjumi. 

Ermira e Liami qëndrojnë në kopësht, ku Ermira e pyet Liamin për kuptimin e emrin të tij e ai i përgjigjet se e ka shpjegur dhe herë të tjera se Mandiaro është emri i tij Armand, por me rrokje të ngatërruara. Ermira e përshendet Liamin me këngët e vëna në sfond, por ai përgjigjet se nuk i dëgjon ato lloj këngësh pasi i kujtonë njerëzit që ka jashtë, e nuk do që kjo gjë të ndodhë për sa kohë të jetë në BB.

Banorët kritikojnë Gentën për historinë e saj me ish-të dashurin; Thashetheme

Genta flet në sallon me banorët për ish-të dashurin e saj. Ndërsa Ermali teksa e dëgjon, e këshillon që ajo të mos flasë për të, sepse nuk ka pse ta marrin vesh gjithë këta njerëz vetëm versionin e saj për dikë që nuk e njohin. Të njëjtin mendim ka edhe Erioni. Ajo thotë se një pjesë të fajit mund ta ketë vetë për sa i përket ndarjes me të. 

Françeska dhe Graciano dalin në kopsht dhe komentojnë historinë e Gentës. Françeskës i duket çudi që Genta vazhdon që ta dojë aq shumë një njeri që ka ushtruar dhunë tek ajo. Françeskës i duket çudi fakti që Genta i është afruar dhe ka dashur që të lidhet me Metin. Graciano teksa e dëgjon i bën pyetjen: “Po Ermali si të duket, që është i lidhur jashtë, ndërkohë që u lidh me ty, nuk mendon se mund të ta bëjë edhe ty të njëjtën gjë”. Françeska thotë se këtë gjë mund ta shikosh nga aspekte të ndryshme, sepse ai nuk mund ta dojë personin që ka lënë jashtë. 

Nga ana tjetër Erioni mundohet që ta ngushëllojë Gentën lidhur me sulmet që ka pasur nga banorët, duke i thënë që të bëhet e fortë se që tani e tutje gara do të bëhet më e fortë dhe do të ketë më shumë presion. Asaj nuk i kanë pëlqyer komentet e Françeskës dhe Klaudjas lidhur me historinë e saj, por sjelljet e tyre i justifikon si pjesë të lojës. 

Françeska dhe Ermali shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen në krevat, duke puthur e ledhatuar njëri-tjetrin. “Ty të konsideroj të dashur”, i thotë Ermali. “Ku dole në këtë konkluzion? Nuk jam e dashura jote, harroje!”, ia kthen Françeska duke qeshur. Ata vazhdojnë që të pëshpëritin poshtë jorganit, ndërsa të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.

Erioni debaton për pastërtinë në shtëpi; Liami tregon për familjen

Erioni shkon në banjë dhe shikon që banja është e papastër. Shkon te dhoma e gjumit, ku është Anila dhe i nervozuar i kërkon asaj që të shkojnë në banjë, për të parë papastërtitë. Ai thotë se ambienti duhet të jetë sa më i pastër sepse ata atje jetojnë. Klaudja nervozohet dhe i thotë se ai duhet ta marrë situatën me qetësi, sepse nuk fiton asgjë duke folur me ton të lartë. Edgari mendon se banjën duhet ta pastronte personi që e kishte radhën, ashtu siç pastroi ai gjatë gjithë ditës kuzhinën. Anila e nervozuar thotë se këto debate Erioni duhet që t’i bëjë para se Vëllai i Madh të fikë dritat. Erioni mendon se ajo ato punë duhet t’i bëjë gjatë ditës, por po ia thotë tani që ta ketë parasysh për herë tjetër. 

Pasi ikën Erioni nga dhoma, Genta shprehet se Erioni është shumë zemërmirë. “Pse ne të tjerët si e kemi Genta?”, thotë e nervozuar Anila. Ajo e sqaron se Erioni nuk i ka bërtitur me ndonjë qëllim të keq dhe të njëjtin mendim me Gentën ndan edhe Lori. 

Erioni pas disa minutash hyn sërish në dhomë dhe shkon tek Anila për ta puthur, duke i kërkuar në një farë mënyre falje që e ka mërzitur. Anila qesh dhe e puth. 

Pothuajse të gjithë banorët janë në gjumë, vetëm disa prej tyre janë ende zgjuar dhe bisedojnë me zë të ulët në dhomën e gjumit. Liami flet me Arbrin për familjaret e tij. Ai thotë se të dy prindërit i ka në punë, por me rroga të ulëta. Tregon për të atin i cili punon si magazinier, ndërsa e ëma si bebisiter. Ai thotë se i ndihmon me lek, kur ka mundësi, por jo rregullisht. Ai thotë se është më i lidhur me të ëmën sepse sipas tij, djemtë janë më të lidhur me mamatë.

Thashetheme për të nominuarit; Françeska: “Edi fle gjithë ditën”

Në dhomën e gjumit ndodhen Anila dhe Meti, të cilët rrinë në heshtje, pa biseduar. Më pas shkon Lorena atje dhe fillon që të flasë me Anilën, pasi kjo e fundit e pyet për marrëdhënien e saj me Gracianon. Anila i tregon se ka folur me Gracianon për këtë temë, por ai nuk ka dashur që të flasë gjatë. Lorena i tregon se kanë folur dhe do ta diskutojnë sërish në një moment tjetër. Ajo nuk e konsideron veten të ndarë nga lidhja me Gracianon, por nuk dëshiron që të flasë më gjatë. 

Atje shkon Françeska dhe të treja vajzat fillojnë që të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave dhe banorin që mund të eliminohet. Françeska mendon se Anila nuk do të dalë nga shtëpia këtë javë, por banori që do të dalë, do të jetë mashkull. Sipas Lorenës, fakti që mund të flasësh shumë, në mënyrë që të bëhesh aktive, nuk do të thotë që mund të të shpëtojë nga eliminimi. Sipas saj, duhet të dish se si të fitosh simpatinë e publikut. 

Më pas Françeska dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrit për të nominuarit e kësaj jave. Sipas Françeskës, publiku në fillim voton banorët që janë më aktivë, por sipas saj këtë javë duhet që të dalë Anila. “Dyshoj edhe për ty”, i thotë Françeska Lorenës, ndërsa kjo e fundit nuk komenton. Më pas atje shkon Arbri dhe Françeska e pyet se për cilin nga banorët mendon se do të eliminohet, por Arbri nuk përmend disa banorë, duke mos pasur një mendim të qartë. Arbri mendon se vetëm Edgari nuk mund të rrezikojë daljen. Arbri mendon se banorët do të jenë me diferenca të mëdha votash, por Françeska nuk ndan të njëjtin mendim me të. Ajo thotë se Edgari nuk është ndonjë lojtar i fortë sepse fle gjatë gjithë ditës. Sipas saj, ai nuk do të ketë ndonjë diferencë votash, krahasuar me banorët e tjerë.

Liami: “Lorena nuk është për këtë format”

Më pas Genta shkon te pishina, ku ndodhet Liami. Ai qëndron i zhytur në pishinë dhe thotë se i pëlqen të rrijë vetëm atje, sepse arrin të dëgjojë vetëm zërin e brendshëm të tij. Genta e pyet se çfarë i thotë ky zë dhe Liami ia kthen: “Do t’i kafshoj të gjithë”. Genta e kalon bisedën me shaka e të dy fillojnë që të qeshin me njëri-tjetrin. 

Liami e pyet se si po i duket jeta brenda shtëpisë tani që ka kaluar kaq kohë dhe Genta fillon që të shprehet me të, duke thënë se shumica e banorëve veprojnë me qëllim për të lënduar tjetrin. Liami nuk e mendon kështu. Ai thotë se loja është individuale dhe se jetesa brenda është një garë që bëhet midis banorëve. Gentiana i tregon për bisedën që ka pasur me Gracianon në lidhej me marrëdhënien e tij me Lorenën. Liami mendon se Lorena është tepër e urtë dhe e papërshtatshme për këtë lloj formati. “Kush të pyet që je njeri i mirë këtu, duhet lojë”, shprehet Gentiana. “E paske kuptuar më në fund”, ia kthen Liami. Ajo flet për veten dhe i kërkon falje Liamit për ndonjë gjë që e ka mërzitur, duke thënë se vepron pa pasur një qëllim të keq, por Liami i thotë se ajo shpesh bërtet kot, sa për t’u dëgjuar nëpër shtëpi dhe se kjo gjë nuk i pëlqen. 

Më pas atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë, të cilët futen në pishinë dhe fillojnë të argëtohen së bashku me ujë.

Genta: “Jam ndryshe nga banorët e tjerë, sepse jetoj në provincë”

Genta fillon që të flasë për veten, duke e krahasuar me banorët e tjerë brenda shtëpisë dhe thotë se është shumë e ndryshme nga banorët e tjerë për shumë arsye. Genta mendon se fakti që nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit, që nuk është shkolluar dhe ka jetuar në Tiranë, që nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj dhe kjo për faktin se jeton në një vend të vogël, ku mundësitë janë shumë të pakta, e bën atë që të jetë e ndryshme nga pjesa tjetër e banorëve dhe se duhej të ndihej inferiore përballë tyre, por ajo nuk ndihet aspak e tillë. 

Genta thotë se mundohet shumë që të përshtatet me banorët edhe pse e konsideron veten se ka mungesa në të gjitha fushat, krahasuar me rininë kryeqytetase. “Të gjitha vajzat këtu kanë pasur më shumë se një lidhje, ndërsa unë vetëm një”, shprehet Genta. Ajo mendon se fakti që mund të kesh pasur më shumë se një lidhje, të bën të ndihesh më e lirshme. Më pas krahason veten e saj me Lorenën dhe thotë se ajo duhet të mundohet të bëjë diçka, qoftë edhe të flasë gabim, por është më mirë se sa të heshtë, sipas Gentës. Graciano nuk është dakord që Genta ka më pak rëndësi dhe vlera se banorët e tjerë brenda shtëpisë, por e falënderon dhe e përqafon për fjalët që i ka thënë në lidhje me marrëdhënien që duhet të ketë ai me Lorenën.

Saturday, March 17, 2012

Ermali turpëroi familjen e të dashurës jashtë


Ermali, misteri i shtëpisë së “Big Brother”, para se të bëhej pjesë e reality shoë- t kishte një lidhje jo pak të rëndësishme me një vajzë nga qyteti i Beratit, Lorinën. Vetëm se, edhe ai vetë duhet ta ketë kuptuar, se pas afrimit me Françeskën e sidomos tani që ata përfliten se kanë kryer marrëdhënie seksuale, ndoshta Lorina nuk e pret më.
Farmacistja bionde duket se nuk e ka pritur aspak mirë “lojën” që po bën Ermali në “Big Brother”. Thashetheme të shumta thonë se përveç Lorinës, sjelljet e Ermalit po i përjeton keq edhe familja e saj, e cila ndihet e turpëruar. Edhe sikur vajza e tyre të dojë të rikthehet e ta falë të dashurin, familja ia ka ndaluar kategorikisht, duke mos i aprovuar aspak këto veprime, tëturpshme, sipas tyre.
Duket se për Ermalin, me mbarimin e lojës përpara kamerave dhe syve kuriozë të publikut shqiptar, do të rinisë një tjetër “Big Brother”, po këtë herë pa kamera e pa nominim. Madje Ermali ndoshta do të dalë menjëherë i eliminuar nga jeta e Lorinës dhe e familjes së saj.

Graciano mundohet të bëjë Klaudjën xhelozë për Erionin

Graciano shkon pranë Klaudjës, e cila qëndron shtrirë në dhomën e gjumit e i thotë se Erioni ka disa momente që po bisedon me Dolorezën në sallon. Klaudja i përgjigjet me ironi se Dolorezës më në fund i doli zëri, e pas Vlashit po merret me Erionin. Ajo shton se Graciano është i vetmi person për të cilin ka respekt. 

Klaudja kërkon të ngacmojë Gracianon duke i thënë se Lorena po qëndron shumë me Vlashin. Graciano e kupton kërë gjë e i thotë se Klaudja po kërkon t’i ngatërrojë, por biseda qëndron në tone të shakasë. Klaudja i thotë Gracianos që t’i kërkojë Erionit t’i bëjë një supë. Graciano përgjigjet se Erioni është në turnin e gardianit për djemtë e nuk ka shumë kohë për Klaudjën. 

Më pas, Erioni afrohet pranë Klaudjën e ajo i kërkon të gatuajë për të, por Erioni përgjigjet se nuk ka kohë të gatuajë vetëm për të, pasi është në gatishmëri për djemtë e burgut. Ai e këshillon se çfarë të veshë, e i thotë të qëndrojë shtrirë meqënëse ka qenë jo mirë nga ana shëndetësore.

Prinderit e Françeskes: Jemi ‘ pro’ seksit ne “Big Brother”


Bukuroshja vlonjate me emrin Françeska ka terhequr ve mendjen e publikut shqiptar, jo vetem per pamjen e saj, por edhe per karakterin e veçante qe ka. Ajo eshte me e vogla e shtepise se “Big Brother”, por ka ngjallur diskutimet me te medha. eshte perfolur shume ne media dhe çdo dite emri i saj permendet kudo. Ajo qe e dallon me se shumti Françesken nga vajzat e tjera eshte lirshmeria me te cilen ajo flet, vepron dhe jeton. Ne Shqiperi eshte veshtire te shohesh vajza kaq te lirshme dhe te hapura duke qene se mentaliteti me te cilin ato rriten ne familje, nuk ua jep gjithmone kete liri. Por Françeska eshte ndryshe nga vajzat e tjera, sepse familja i ka falur liri dhe mbeshtetje te plote.

Prinderit e Françeskes perveçse dashamires u treguan tejet te gatshem t’i pergjigjeshin te gjitha pyetjeve tona pa u vene aspak ne siklet. Ne kuptuam qe ata jane prinder te perkushtuar dhe per ta ajo qe ka vertet rendesi eshte lumturia, realizimi dhe suksesi i vajzes se tyre.
Intervista Mamaja e Franceskes, Brixhilda Jace.

Ju qe e njihni Françesken, mendoni se ajo po luan?

Ajo po luan aty ku duhet, por Françeska eshte keshtu siç e keni pare aty, edhe ne jeten e perditshme.

Besojme e keni pare edhe qe eshte puthur me Ermalin. Ç’mendim keni?

Mua me pelqejne ata te dy. Duken mjaft mire me njeritjetrin. Ermali eshte goxha djale. Ashtu si bashkeshorti im, edhe une bashke me dy vajzat e tjera e mbeshtesim plotesisht Françesken. Per ne eshte e rendesishme qe ajo te jete mire, te ece perpara e te realizoje te gjitha synimet e saj.

Perflitet qe ata te dy kane pasur marredhenie intime. Ju si u eshte dukur?

Siç e thashe dhe me lart une i kam ndjekur gjithe kohen dhe i kam pare te gjitha momentet e tyre. Nuk i besoj fjaleve dhe nuk mendoj se midis te dyve ka pasur diçka me shume perveç puthjes.

Po nese kjo do te ndodhte per ju do ishte problem?

Per aq kohe sa nuk eshte problem per vajzen time, as per mua nuk perben problem. Ata aty jane si ne nje burg dhe me kalimin e diteve gjithçka mund te ndodhe, siç ka ndodhur edhe ne edicionet e kaluara. Une kam besim se vajza ime do te beje ate qe eshte me e mira per veten e saj, dhe une si prind kam per detyre ta mbeshtes deri ne fund.

Si ju duket marredhenia e Françeskes me Ermalin?

Nese vajza ndihet mire per mua s’ka asnje problem. Edhe ai me duket djale i mire. Po diskutohet shume se fundmi per puthjet e te dyve. Madje flitet se midis tyre ka pasur edhe marredhenie intime.

Ju ç’mendim keni?

Une di qe vetem jane puthur. Per pjesen tjeter nuk di asgje te sigurte. Njerezit mund te thone shume gjera, po une perderisa e shoh vete vajzen time, nuk i marr shume per baze fjalet e njerezve. Nuk besoj se atyre i kane futur ‘ microcheap’ nen jorgan, qe ta dine te sigurte a kane bere diçka me shume apo jo.


Nese do te ndodhte, nese vertete midis te dyve do te kete nje marredhenie intime, per ju do ishte problem?

Jo. Nuk kam pse ta kem problem. Mua me intereson qe vajza ime te ndihet mire dhe te beje ate qe do. Une jam pak “evropian” per sa i perket ketyre gjerave. Me mjafton qe Françeska te ece perpara, te realizoje endrrat e saj e te beje ate qe ndjen.

A ju shqetesojne fjalet e njerezve?

S’kane pse te me shqetesojne, sepse nuk i marr fare per baze. Njerezit mund te thone çfare te duan, por deri tani mund te them me bindje se te pakten ketu ne Vlore te gjithe kane respekt.

Ermali me te dashuren e vjeter Lorinen


Ermali misteri i shtepise se “Big Brother”, para se te behej pjese e reality show- t kishte nje lidhje jo pak te rendesishme me nje vajze nga qyteti i Beratit, Lorinen. Vetem se, edhe ai vete duhet ta kete kuptuar, se pas afrimit me Francesken e sidomos tani qe ata perfliten se kane kryer marredhenie seksuale, ndoshta Lorina nuk e pret me.
Farmacistja bionde duket se nuk e ka pritur aspak mire “lojen” qe po ben Ermali ne “Big Brother”. Thashetheme te shumta na informojne se pervec Lorines, sjelljet e Ermalit po i perjeton keq edhe familja e saj, e cila ndihet e turperuar. Edhe sikur vajza e tyre te doje te rikthehet e ta fale te dashurin, familja ia ka ndaluar kategorikisht, duke mos i aprovuar aspak keto veprime, te turpshme, sipas tyre.
Duket se per Ermalin, me mbarimin e lojes perpara kamerave dhe syve kurioze te publikut shqiptar, do te rinise nje tjeter “Big Brother”, po kete here pa kamera e pa nominim. Madje Ermali ndoshta do te dale menjehere i eliminuar nga jeta e Lorines dhe e familjes se saj.

Pyetje: “A ka një ndryshim në marrëdhënien Klaudja-Erion?”


I pari nga banorët që zgjohet mëngjesin e sotëm, është Liami. Ai është shumë energjik mëngjesin e sotëm dhe e fillon ditën duke bërë gjimnastikë e duke u përgatitur për të qenë sa më në formë. Më pas fillon një diskutim me Edgarin, të cilin mezi po e pret për t’i hapur derën, por të dy arrijnë të sqarohen vetëm duke diskutuar. Pas pak minutash fillojnë që të zgjohen edhe banorët e tjerë, me ndezjen e dritave dhe vendosjen e muzikës në sfond nga Vëllai i Madh.

Erioni, Graciano dhe Klaudja dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë, duke u ngrohur në rrezet e diellit në këtë ditë të ngrohtë.

Banorët në dhomën-burg fillojnë të luajnë me tavëll, duke e afruar tavolinën sa më afër hekurave, në mënyrë që të bëhet edhe Edgari pjesë e lojës. Më pas ata fillojnë të luajnë me letra, për të shtyrë kështu orët e qëndrimit në dhomën-burg.

Graciano i bën pyetje Erionit dhe më pas Klaudjas lidhur me marrëdhënien mes tyre. “Çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien tuaj”, thotë Graciano, duke u sjellë si prezantuesi i një emisioni televiziv. Erioni thotë se midis tyre nuk ka ndryshuar asgjë, por ai po sillet ndryshe sepse mashkulli duhet të jetë më i ashpër. Më pas ai e pyet Klaudjan, nëse ka vënë re ndonjë ndryshim në lidhjen midis tyre, por Klaudja refuzon që të përgjigjet.

Vajzat bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me mënyrën se si do të vishen gjatë spektaklit të sotëm.

Zënka, shaka e të qeshura deri në të gdhirë; Banorët flenë


Anila dhe Lorena argëtohen duke kërcyer në krevat në dhomën e gjumit, ndërsa Meti ndihet i shqetësuar sepse është duke fjetur dhe dritat janë fikur nga Vëllai i Madh. Anila thotë se ai duhet t’i durojë edhe sjelljet që nuk i pëlqejnë.

Liami dhe Arbri fillojnë të flasin pa kuptim dhe të qeshin me njëri-tjetrin. Atje shkon Edgari, i cili nuk i kupton se çfarë flasin dhe qesh me të madhe me ta.
Pasi Edgari i përshëndet dhe ikën për të fjetur gjumë, edhe “të burgosurit” shtrihen për të fjetur.

Meti, i cili është zgjuar nga gjumi, Anila, Lorena dhe Graciano dalin në oborr për të pirë cigare dhe fillojnë të bëjnë shaka, duke qeshur e duke hedhur batuta me njëri-tjetrin, ndërsa banorët e tjerë janë duke fjetur. Anila dhe Meti sqarojnë keqkuptimet mbi zënkën që kanë pasur në dhomën e gjumit pak minuta më parë.

Më pas banorët shkojnë në dhomë për të fjetur gjumë. Lorena dhe Graciano flenë bashkë, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin. Shikohen lëvizje nën çarçaf e më pas flenë gjumë.

Arbri: “Nuk ka dyshim që Liami nuk del”; Edgari: “Del Doloreza”

Më pas Vlashi i pyet Ermirën. se cilin nga banorët do të nxirrte nga shtëpia, nëse do ta kishte këtë mundësi. Ajo refuzon të përgjigjet sepse atë emër do ta thotë natën e së shtunës, kur ta nominojë. Ermira shprehet se tani do të ndjekë një tjetër strategji, dhe do të dojë të nxjerrë jashtë personat me të cilët ka debatuar. “Ti me të gjithë je kapur”, i thotë Françeska duke qeshur. Ndërsa Françeska dhe Vlashi do të dëshironin që të shikonin Gentën dhe Erionin këtë javë në nominim. 

Edgari del në kopsht me Arbrin dhe të dy fillojnë që të diskutojnë për banorët dhe për provën javore të kësaj jave. Edgari mendon se banorët nuk do ta fitojnë këtë provë javore. 

Më pas ata diskutojnë për spektaklin dhe për emocionin që u dhuron banorëve spektakli. Arbri thotë se është në tension dhe kjo i vjen ngaqë është në nominim. Egari mendon se qëndrimi i tij në burg e ka ndihmuar dhe e ka nxjerrë ndryshe në sytë e publikut. “Njerëzit do të mendojnë që ai në burg nuk kishte se çfarë të jepte”, shprehet Edgari. Ai mendon se publiku do t’i japë mundësi që ta tregojë veten në javën në vijim. Arbri është kurioz të dijë mendimin Edgarit për banorin që do të dalë këtë të shtunë. “Doloreza”, thotë me bindje Edgari. 

“Liamin unë nuk e vë ne dyshim për të dalë”, shprehet Arbri. Edgari ka dyshime se si mund të duket ai në sy të publikut dhe shprehet: “Liami i mirë është, po nuk e dimë se si e mendojnë njerëzit”. Arbri përmend faktin që Liami ka dalë i pari gjatë këtyre dy javëve dhe kjo gjë ka krijuar besim te publiku, ndërsa Edgari mendon se ende është fillimi për të dhënë një mendim të saktë. Edgari tregon për javën e dytë të qëndrimit në shtëpi dhe jep opinionin e tij për Liamin. Ai thotë se Liami ka qenë shpërthyes gjatë javës së dytë, aq sa ka qenë bezdisës për Edgarin. 

Vlashi dhe Ermira: “BB e fiton padyshim Liami. Po i vë në lojë të gjithë”

Vlashi vazhdon me pyetjet e tij për vajzat, duke dashur të dijë tani se cilin nga banorët do ta shikonin si fitues, nëse ky edicion do të mbyllej natën e sotme. Françeska, pasi mendohet gjatë, thotë se është midis tre banorëve: Liamit, Ermalit dhe Erionit. Ermira jep mendimin saj, duke thënë se është midis Liamit dhe Ermalit, duke i konsideruar ata si banorët me karakter më të fortë. Françeska mendon se është Klaudja ajo që po e lë Erionin në heshtje, sepse sipas saj Erioni ka shumë për të dhënë. 

Vlashi pasi dëgjon vajzat, jep mendimin e tij, duke thënë se është i bindur që Liami do ta fitojë këtë edicion të Big Brother. “Është e padiskutueshme që Liami”, shprehet Vlashi. “Unë nuk dua që të krijojë ai njeri”, shprehet Françeska për Liamin. Vlashi e argumenton përgjigjen, duke thënë se duke i parë nga afër të gjitha situatat, Liami është ai që e kënaq më shumë dhe mendon se shumica e njerëzve dhe e publikut ndan këtë mendim. Vlashi mendon se Liami spikat në gjithçka dhe duke e parë edhe me syrin e publikut mendon se fitorja e tij është e padiskutueshme. 

Vajzave nuk u pëlqen opinioni i Vlashit për të dhe i thonë se ka mundësi që Liami ta përdorë me këtë që mund të dëgjojë. “Unë nuk po ia them në sy”, shprehet Vlashi, duke sqaruar se po jep mendimin e tij pa u ndikuar nga asgjë. Vlashi thotë se Liami i ka vënë në lojë të gjithë banorët dhe kjo gjë të pëlqen ta shikosh sepse e bën interesant, ndërsa banorët e tjerë nuk po bëjnë asgjë të veçantë. “Unë pashë një situatë kur isha “gardiane”, ai e bëri Arbrin telef”, shprehet Ermira për Liamin. “Ai e bën edhe Klaudjan telef”, shprehet Vlashi. Ermira përmend një situatë midis Liamit dhe Elvisit, ku ka dominuar Liami. “Mua nuk më ka vënë në lojë”, thotë Françeska. Ndërsa Vlashi i sqaron se ai i vë të gjithë në lojë sepse e ka atë aftësi, pavarësisht se me atë nuk ka dashur që ta bëjë. “Ti e bën dot?”, i thotë Ermira duke e kundërshtuar Françeskën. Ermira mendon se qëllimi i tij është që të fitojë dhe po ia del më së miri.

Françeska dhe Vlashi: “Sot mund të dalë Klaudja”; Ermira: “Del Doloreza”

Vlashi pyet Françeskën dhe Ermirën se çmendim kanë për banorin që do të dalë jashtë shtëpisë gjatë spektaklit të sotëm. “Unë isha shumë e sigurt që mund të dilte Doloreza ose Arbri, por tani jam futur shumë në dyshime edhe për Klaudjan”, shprehet Françeska. 

Ermira jep mendimin e saj, duke thënë se nuk ka dyshime që Klaudja nuk del, duke thënë se dyshon se mund të dalë Doloreza ose Arbri. “Doloreza ka humbur një çikë”, shprehet Ermira. Ndërsa Françeska mendon se Dolorezës i janë kthyer të gjithë banorët kundër dhe ajo po ia del mbanë më së miri. Vlashi mendon se është Klaudja ajo që do të dalë gjatë natës së sotme. Ai mendon se ajo ka rënë në heshtje gjatë ditëve të fundit dhe se ky fakt do ta bëjë që ajo të dalë sonte. 

Graciano, bashkë me disa nga banorët në kuzhinë bëjnë shaka, duke qeshur e duke hedhur batuta me njëri-tjetrin. Graciano bën si i dehur e të tjerët qeshin teksa e dëgjojnë të flasë.

Françeska: “Klaudja s’na lejon që ta njohim, por po nxjerr anët negative të banorëve”


Opinionet për banorët vazhdojnë midis Françeskës dhe Ermirës. Vlashi kërkon të dijë se cilët nga banorët i konsiderojnë si persona me dy fytyra. Françeska mendon se i tillë është Arbri, por shton edhe Liamin. Ermira thotë se Arbri dhe Liami po sillen shumë mirë me të.

Françeska komenton Klaudjan, duke thënë se ajo akoma nuk e ka njohur karakterin e saj, sepse Klaudja fshihet, sipas saj. “Ajo vetëm zihet me të tjerët dhe nuk na ka lejuar që ta njohim”, thotë Françeska. “Kur i thotë Liamit: Shko tërhiq ndonjë vizë, ma shpif”, shprehet Françeska. Françeska mendon se Klaudja ka tendencën që të shpikë gjëra për t’i nxjerrë të tjerët keq përpara publikut. “Ajo nuk e ka parë vetë që Liami të bëjë diçka të tillë dhe nuk mund të thotë një gjë kaq të rëndë për të”, shprehet Françeska. Edhe Ermira përkrah mendimin e Françeskës, megjithëse shprehet se nuk kërkon që të mbajë një krah për gjëra që nuk i interesojnë.

Banorët në dhomën-burg, vazhdojnë që të luajnë me letra dhe të bëjnë shaka midis tyre.

Françeska: “Ermali, pak arrogant, por i drejtë”; Ermira: “Lori është e drejtë”

Më pas ata diskutojnë, për banorët brenda shtëpisë, duke dhënë opinione për ta. Vlashi e pyet Ermirën se cilin nga banorët ajo e konsideron si më të drejtin. Ermira thotë se ende nuk ka arritur që t’i njohë aq mirë sa për të dhënë një përgjigje të saktë. Ndërsa Françeska përmend Ermalin si personin më të drejtë, pas Vlashit. “Ermali ka vetëm pak arrogancë, por është i drejtë”, thotë Françeska. Më pas ai kërkon të dijë se cilin prej tyre ato e konsiderojnë si personin më bujar dhe Françeska përmend Erionin. Ndërsa Ermira thotë se Lorena është banorja më bujare, për të. “Unë e kam provokuar Lorenën dhe kam dalë në përfundimin që është e tillë”, shprehet Ermira. Ajo thotë se edhe Françeska është shumë njëri i mirë. “Pavarësisht se merr kot ndonjëherë”, vazhdon mendimin e saj Ermira. 

Në atë moment, atje shkon Meti dhe Ermira vazhdon, duke thënë: “Edhe ky është shumë i mirë”. Meti thotë se e konsideron veten si njeri që nuk refuzon dot asnjëherë kërkesën apo dëshirën e dikujt, por përsëri nuk mund të jetë dot njësoj si jashtë shtëpisë. “Të gjithë janë të këqij”, shprehet Ermira. Ajo mendon se të gjithë banorët brenda shtëpisë mundohen që të nxjerrin anën e keqe të tjetrit. Françeska mendon se banorët me të këqij janë: Liami, Klaudja dhe Genta, Doloreza. “Do të bëjë si zemërmirë, por nuk është e tillë”, shprehet Françeska për Gentën.

Opinione pozitive dhe negative për Gentën

Françeska dhe Lorena diskutojnë mbi këngën që ka bërë Genta në emër të të gjithë banorëve. Vajzat janë të pakënaqura nga vargjet që ajo ka shkruar për t’i personifikuar ato. “Për mua vetëm që vishem dhe shikohem në pasqyrë”, thotë Françeska e pakënaqur. 

Disa nga banorët vazhdojnë të rrinë te tavolina dhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin. Ndërsa Vlashi, Ermira dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit dhe diskutojnë për Gentianën. “Është tërbuar fare këto kohë”, thotë Françeska për Gentën. Ermira thotë se ajo vazhdon të sillet mirë me të edhe kur Genta e tepron. “Po ashtu e ka ajo, aman si Genta”, ia plotëson mendimin Françeska. Vlashi mendon se Genta herë pas herë del nga vetja, por kjo gjë nuk e bën atë që të jetë njeri i keq. Ermira thotë se Genta premton për shumë gjëra, por asnjëherë nuk e mban premtimin. 

Më pas ata diskutojnë për punët e shtëpisë dhe për papastërtinë në shtëpi. Vlashi mendon që të gjithë të bëjnë punët që i takojnë dhe kështu nuk do të kenë as keqkuptime midis tyre. Ata mendojnë që këtë javë të krijojnë rregulla të reja.

Bisedojnë: “Genta dhe Klaudja ndryshojnë gjatë spektaklit”


Graciano, Françeska, Erioni dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë, duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Françeska u thotë banorëve se në shumë situata nuk e duron dot Edgarin sepse ai bëhet i bezdisur, duke e tejzgjatur një bisedë. Graciano qesh dhe të gjithë bëjnë shaka me fjalët e Françeskës. Më pas ata fillojnë të diskutojnë për Gentën dhe për simpatinë që ka krijuar ajo tek njerëzit. “E duan të gjithë Gentën, e çuditshme”, thotë Françeska. Sipas saj, Genta sillet mirë vetëm gjatë spektaklit, në mënyrë që njerëzit të krijojnë një mendim pozitiv për të. Më pas ata flasin për Klaudjan. Sipas Gracianos, ajo ndryshon shumë gjatë spektaklit, duke nxjerrë një anë tjetër të karakterit të saj. “Pothuajse të gjithë të shtunën bëhen shumë të mirë”, shprehet Graciano. Më pas ata flasin për surprizat që mund të bëhen gjatë spektaklit të sotëm. “Ishallah më sjellin motrën mua”, shprehet Françeska.

Liami shkon në banjë, dhe krijon shumë situata gazmore për banorët, duke bërtitur me zë të lartë në gjuhën gjermane, duke imituar Hitlerin. Të gjithë fillojnë të qeshin me të.

Më pas në burg shkon ushqimi dhe banorët darkojnë, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Meti, Genta dhe Arbri ndodhen afër pishinës, ndërsa Genta fillon të këndojë këngën që ka krijuar në emër të të gjithë banorëve të Big Brother 5.

Doloreza: “Kam ardhur pa strategji, thjesht do të mbrohem”

Gentiana, Ermira dhe Anila diskutojnë në sallon me njëra-tjetrin për ngjarje nga jeta. 
Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë dhe presin që të hanë nga ushqimi që është duke përgatitur Françeska. 

Erioni dhe Doloreza, janë ulur te karriget në kopsht dhe bisedojnë së bashku, për të tjera tema, si për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre. Erioni e pyet se si i është dukur java e parë e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Ajo fillon të tregojë për kohën e kufizuar që ka pasur për t’u përgatitur dhe thotë se nuk është përgatitur për të krijuar ndonjë strategji. Doloreza tregon se ka pasur dëshirë që të futet në shtëpinë e Big Brother 1, por pas një ngatërrese, nuk ka mundur që të hyjë. “Kam ardhur pa pikë strategjie, thjesht do të mbrohem”, thotë Doloreza. Erioni thotë se edhe ai nuk ka asnjë strategji, por thjesht po jeton me aq sa i jep çdo ditë. Ai i kërkon Dolorezës që të sillet ashtu siç është në të vërtetë, pa u munduar që të ndryshojë. Ajo thotë se tani nuk do të ketë më besim tek asnjëri nga banorët. Doloreza shprehet se nuk e ka problem qëndrimin qoftë edhe e vetme në Big Brother, mjafton që të mos ketë të bëjë me njerëz që i keqpërdorin bisedat e saj, duke përmendur Vlashin si një prej tyre. 

Në dhomën-burg Liami dhe Ermali luajnë me letra me njëri-tjetrin.

Erioni sqarohet me Dolorezën: “Përdore bisedën me mua, për t’u afruar me të tjerët”


Erioni dhe Doloreza dalin në oborr për t’u sqaruar për keqkuptimet që janë krijuar midis tyre. Erioni i kërkon shpjegime asaj se bisedat që kanë konsumuar bashkë, ajo i ka komentuar me banorët në shtëpi. “Ia kam shpjeguar edhe atij tipit, por këtu njerëzit janë part-time. Nuk ke asnjë full-time”, shprehet Doloreza si për t’u shfajësuar. Erioni i kujton bisedat që kanë bërë bashkë dhe i thotë se ajo ka bërë gabim dhe se duhet ta kuptojë këtë gjë. “Po të kisha për të flirtuar me ty, do të të vija pranë”, i thotë Erioni, për të sqaruar keqkuptimet. “Ia kam theksuar edhe këtë atij”, thotë Doloreza për Vlashin. Ajo mendon se Vlashi po e akuzon kot Erionin, duke menduar se ky i fundit kërkon të ketë një lidhje me Dolorezën. 

Erioni e dëgjon Dolorezën teksa shfajësohet dhe thotë se ajo ka bërë një gabim të madh që ai s’do ta bënte kurrë. “Ti më ke treguar shumë gjëra, që nuk ka për t’i mësuar askush sepse ishte një bisedë midis ne të dyve, kurse ti nuk i mbajte për vete ato që të thashë”, i thotë Erioni Dolorezës. Ajo i kërkon falje, duke i thënë se pas këtij gabimi do të mësojë që të mos e përsëritë më. “I besova njeriut të gabuar”, thotë ajo për Vlashin. 

Erionit nuk i ka pëlqyer edhe një fjalë që Doloreza ka thënë për të, që Erioni është duke “gatuar” diçka. “Ashtu më dukej mua”, i thotë Doloreza. “Ke menduar gabim. Mendon për mirë atje ku s’duhet të mendoje dhe mendon për keq, atje ku nuk duhet të mendoje ashtu”, i thotë ai. Erioni thotë se nuk i ka diskutuar me asnjë nga banorët bisedat që ka konsumuar me të, duke menduar se ajo mund të ketë një lidhje jashtë dhe nuk ka dashur që të bëhet ai shkak për ndarjen e tyre. 

Ata më pas ulen dhe e mbyllin diskutimin me kaq.

Doloreza: “Big Brother-i mund të më ndryshojë jetën”; Argëtim në pishinë

Mehmeti, Erioni, Vlashi dhe Graciano janë në pishinë duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Ndërsa Doloreza dhe Edgari diskutojnë në sallon me njëri-tjetrin, për aplikimet në Big Brother dhe për kohën e kufizuar që kanë pasur për t’u kufizuar. “Thashë: Doloreza, duhet të bësh diçka për jetën tende. Dhe erdha pa u përgatitur fare”, tregon Doloreza për vendimin që mori për të hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ajo mendon se Big Brother mund të ndryshojë krejtësisht jetën e saj. Edgari tregon situata të ndryshme kur ka marrë vendime të menjëhershme, vetëm nga dëshira që ka pasur për të bërë diçka të re. 

Në pishinë më djemtë bashkohen edhe disa nga banorët e tjerë, të cilët luajnë me ujin, i cili nxjerr avull, duke zhytur njëri-tjetrin e duke krijuar kështu, situata gazmore në shtëpi. 

Në dhomën-burg banorët diskutojnë për hotelet në Shqipëri dhe kushtet e hoteleve në botë, me Ermirën, e cila është “gardiane” për momentin.

Vlashi debaton me Gracianon dhe i thotë ‘Po gabohesh”

Graciano vazhdon që të ndërhyjë në debatin që ndodhi midis Vlashit dhe Dolorezës. Ai i thotë Vlashit se i vjen keq për faktin se ai u prek në njerëzit e tij të dashur, por e bëri qëllimisht ndërhyrjen e tij sepse dëshiron që Vlashi të debatojë me Dolorezën sepse kështu ai bën protagoniste atë dhe asaj i rriten pikë pasi është në nominim me Liamin, Klaudjan dhe Arbrin. 

Vlashi i thotë Gracianos që të mos debatojë për gjëra të tilla, ndërsa Graciano i përgjigjet “më vjen keq që t’u prek familja, por kënaqem kur ju debatoni”. Vlashi i thotë Gracianos se po bën gabim që po reagon në mënyrë të tillë sepse janë në kushte të caktuara sepse jashtë ai do të reagonte ndryshe. “Këtu kënaqu me gjërat e këtyre që janë këtu, jo me ata që janë jashtë” i thotë Vlashi Gracianos.

Graciano vazhdon që ta nervozojë, por Vlashi përmban nervat e tij dhe i thotë “po të them vetëm po gabon” duke i rithënë për të disatën herë se po sillet në mënyrë të papjekur kur luan me të tilla gjëra. “Do doja të të shija në të njëjtën situatë, të prekeshin gjërat e tua të dashura dhe të shija si do të reagoje ndaj njerëzve që do të përdorin këtë siç po bën ti”. 

Graciano nuk e lë me kaq dhe shkon te Doloreza në dhomën e ndenjes duke i thënë asaj që të sqarohet me Vlashin. Doloreza i thotë se do ta bëjë patjetër një gjë të tillë, por po pret që Vlashi të qetësohet.

Graciano thashetheme për Vlashin; Doloreza: “Nuk e prisja, jam e zhgënjyer nga Vlashi”

Graciano vazhdon të ngacmojë me ironi Vlashin dhe i thotë se ai nuk ka pse të zihet me njeri për ngacmimet e një të treti që në këtë rast ishte vetë Graciano. Vlashi është shumë i mërzitur dhe i kërkon Gracianos që të mos flasë në një mënyrë të tillë, pasi kjo është një gjë shumë serioze për të. Graciano vazhdon më tej dhe Vlashi largohet nga tavolina e ngrënies. 

Graciano fillon që të flasë me Metin që është aty dhe thotë se në këtë rast Vlashi nuk u tregua i zgjuar. Graciano thotë se ai e nxiti një debat të tillë për të parë se sa ishte në gjendje Vlashi që ta kuptonte lojën e tij dhe të shmangte debatin me Dolorezën. Meti i thotë Gracianos që të mos luaj me gjëra të tilla dhe të mos e mërzisë me Vlashin pasi është shumë i nervozuar. 

Ndërsa Graciano bisedon me Metin, aty afrohet Doloreza. Ajo duket se është prekur nga reagimi i Vlashin dhe sqaron dy djemtë se ajo thjesht bëri një shaka me Vlashin dhe nuk e mendoi se ai do të reagonte shumë ashpër. “Po të më thoshte, vajzë e dashur të lutem mos e bëj ma përmend më një gjë të tillë, unë sigurisht që nuk do t’ia kisha përmend” thotë Doloreza. Më tej Doloreza thotë “Unë jam e zhgënjyer, por secili tregon veten”.

Meti i afrohet Dolorezës dhe pyet nëse ajo e dinte për vajzën që dashuron Vlashi dhe Doloreza thotë se e dinte, por ai në asnjë moment nuk i tha që ajo të mos bënte asnjë shaka në lidhje me të. Doloreza sqaron Metin dhe Gracianon për debatin që pati me Vlashin dhe Graciano i jep të drejtë asaj.

Vlashi debaton përsëri ashpër me Dolorezës dhe kritikon Gracianon për sjelljen e tij

Graciano e rihap përsëri bisedën e debatit të Vlashit me Dolorezën. Ai pyet Vlashin se nuk kishte pse të debatonte sepse sipas tij Doloreza duke i përmendur ish-të dashurën, sepse nuk i ka përmendur familjen. Vlashi i thotë se edhe ajo është po aq e afërt sa familja e tij. Doloreza që ndodhet në dhomën e ndenjes i thotë me ironi “Graciano kush ka gjë me mua ta diskutoj me mua dhe jo me njëri tjetër”. Vlashi nervozohet përsëri dhe fillon të debatojë me Dolorezën edhe më ashpër se më parë. 

Vlashi i kërkon Dolorezës që ajo të mos flasë më për atë çështje dhe të mos bëj më ironi sepse kjo po e mërzit atë akoma edhe më shumë. Doloreza vazhdon më tej me ironinë e saj dhe thotë se ajo mund të flasë kur të dojë dhe çfarë të dojë. Në debat e sipër Doloreza i thotë Vlashit “fol se do bëhesh edhe ti protagonist” dhe Vlashi fillon të bërtasë “ulu e shiko problemet e tua, je femër dhe prandaj nuk po reagoj ndryshe me ty”.

Vlashi i thotë Dolorezës që ajo të mundohet që ta respektojë ashtu siç ka bërë edhe ai me të në ditët e shkuara, ndërsa banorët e tjerë ndërhyjnë që debati i tyre të shuhet. Doloreza pushon së debatuari me Vlashin dhe ky i fundit i rikthehet përsëri Gracianos. Ai fillon që ta kritikojë dhe i thotë që të mos bëjë më shaka e ngacmime për gjëra të tilla. I nervozuar Vlashi thotë se kur i prekin familjen dhe njerëzit e tij të dashur, nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër. “Nuk pyes më edhe sonte dal nga këtu, kjo është një aventurë jashtë është jeta ime” thotë Vlashi më tej. Graciano vazhdon që t’i thotë që të mos i marrë kaq seriozisht gjërat, ndërsa Vlashi e fajëson duke i thënë se shakatë e tij të papjekura çuan në një zënkë 

Ne Big Brother Albania 5, shume puthje...



Eshte ky sezoni i 5 i Big Brother, por duket shume me ndryshe se te tjeret. Ky vite na befason me krijimin e shpejt te çifteve. Pishina i ka dhene relaks banoreve dhe ka bere qe Ermali, Franceska, Lorena, Graciano te puthen pa fund.  


Falënderime dhe vlerësime për Françeskën


Pas një farë kohe bisedash e komentesh për lojën në dhomën e ndenjes, banorët që ishin pjesë e grupit fitues të garës së provës dalin përsëri në oborr për të shijuar shpërblimin që Vëllai i madh ka vendosur t’u japë. Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e ndenjes dhe të flasin për gjëra të ndryshme.

Grupi fitues i garës shijojnë pijet që Vëllai i Madh ka vënë në dispozicion vetëm për ta duke biseduar dhe midis tyre janë edhe Ermali dhe Liami të cilët bashkë me Arbrin ishin pjesë e lojës. Edhe banorët brenda vendosin që të hanë dhe shkojnë në tavolinën e ngrënies.

Françeska është ajo që ka gatuar sot për të gjithë banorët. Shpesh ata janë ankuar për ushqimin dhe Françeska ka dalë vullnetare për të gatuar për të gjithë. pasi provojnë ushqimin e saj banorët e falënderojnë pasi ka gatuar një gjellë shumë të shijshme.

Të gjithë vlerësojnë Françeskën e cila duket se çdo ditë e më shumë i befason banorët e tjerë me aftësitë e saj. tashmë ajo nuk është më ajo vajza e javës së parë që joshte djemtë dhe mendjelehtë, por vajza që di edhe të debatojë, të ndihmojë të tjerët, të kujdeset për higjienën e shtëpisë, e së fundmi të gatuajë për ta.
Një ndër banorët që e vlerëson shumë është Graciano i cili për herë të parë po ha gjellë brenda BB5 dhe pikërisht të gatuar nga Françeska. Ai u drejtohet të tjerëve duke u thënë “Ej duhet vlerësuar, 18 vjeçe dhe ça s’di të bëjë” dhe të tjerët i përgjigjen “hallall i qoftë”.

Gara përfundon me fitoren e skuadrës së Metit

Pasi marrin udhëzimet e provës banorët dalin në oborr dhe fillojnë që të bëhen gati për të filluar provën. Ata fillimisht ndahen në dy grupe sipas numrave që zbulojnë pas zgjedhjes së goglave dhe Klaudja është arbitri i lojës. Ajo do të kontrollojë mbarëvajtjen gjatë gjithë lojës. 

Banorët lidhini duart dhe rreshtohen njëri pas tjetrit në dy pistat e garës. Në njërin grup është Meti lojtari i parë, ndërsa gripi tjetër kryesohet nga Françeska. Klaudja sinjalizon fillimin e garës dhe të dy grupet nisin të transportin e luleve dhe gjetheve për në enët përkatëse. Të dy grupet konkurrojnë me njëri-tjetrin deri në fund të garës. 

Grupi që përfundon i pari garën është ai që kryesohet nga Meti dhe pas përfundimit të garës ata fillojnë të numërojnë lulet e transportuara. Banorët njoftojnë se ata kanë transportuar 152 copë njoftohen nga produksioni se ata janë grupi fitues dhe pijet që ndodhen në oborr do të konsumohen nga ata. 

Pas pak minutash festimi në oborr banorët futen brenda dhe fillojnë të komentojnë provën e javës. Françeska duket e mërzitur për humbjen e provës pasi në fillim të garës ajo ishte më e shpejtë se Meti, por gjatë rrugës në grupin e saj disa herë lulet u rrëzuan përtokë. Grupi fitues ngacmon grupin humbës dhe kjo nuk i pëlqen Françeskës. Ajo e nervozuar diskuton me Ermirën për mbarëvajtjen e lojës.

Friday, March 16, 2012

Biseda dhe lojra të ndryshme në pritje të provës

Banorët janë mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme duke ndërruar herë pas here temën e diskutimeve të tyre. gjatë kësaj kohe ata kanë filluar edhe të luajnë.
Kështu tre djemtë e dënuar ngacmojnë Anilën e cila tashmë është Gardiania e tyre. më pas ata luajnë me njëri-tjetrin lojëra të ndryshme duke filluar me tavull e deri te bixhozi.

Në dhomen e ndenjes banorët bisedojnë edhe duke luajtur. Graciano luan me Gentën duke hipur mbi shpinën e saj dhe duke e puthur më pas. 
Lorena është e pranishme, por nuk bëhet xheloze për lojën e Gracianos dhe Gentës. Gjatë kësaj kohe ata flasin për provën duke hamendësuar edhe se çfarë mund të jetë. 

Pas një kohe të gjatë bisedash Edgari propozon që të luajnë të gjithë bashke me lojën e kungushkës. Kështu ata fillojnë të luajnë të gjithë bashkë dhe argëtohen me këtë lojë kaq shumë popullore në vendin tonë, por Graciano nuk e ka mendjen gjatë lojës dhe digjet duke u përpjekur të justifikohet. Ai tenton të prishë lojën, por Edgari, Françeska dhe Meti janë të vendosur të vazhdojnë më tej.